Gjysmë-maratona e Prishtinës për vitin 2015 ka mësuar fituesin. Katër garuesit që arritën të parët në cak ishin kenianë, ndërsa ai që fitoi këtë garë ishte Joel Marina Mwangi, i cili kishte fituar edhe më parë këtë garë, transmeton Gazetaolle.com.
Vendin e dytë e zuti Abel Kibet Rop, ndërsa të tretin Henry Kembouy.
Suad Kryeziu ishte i pari nga vendorët që arriti në cak. Ai përfundoi garën i teti.
“Është hera e dytë që jam këtu. Kam fituar edhe në të kaluarën. Unë jam i lumtur që kam fituar dhe së bashku me keniasit tjerë, kemi arritur në cak. Kemi mbajtur ritmin dhe kemi punuar mirë. Është koha më e mirë se herën e kaluar. Edhe në vitin e ardhshëm shpresoj që të vijë këtu”, tha fituesi Mwangi.
Ai ka thyer rekordin e tij që e kishe vënë një vit më herët. /tesheshi.com/