Policia u përlesh me protestuesit në Barcelona të mërkurën në mbrëmje, kur përkrahës të pavarësisë së Katalonjës organizuan protesta përpara “El Clasico”-s mes Barcelonës dhe Real Madrid.
Duke mbajtur flamuj dhe postera ku shkruhej “Spanjë, ulu dhe bisedo”, protestuesit pushtuan rrugët përreth stadiumit Camp Nou para se të fillonte takimi.
https://twitter.com/i/status/1207395325679460358
Turmat dogjën kontejnerë rreth stadiumit, ndërsa brenda ndeshja u ndalua për pak kohë pasi disa nga tifozë hodhën sende në fushë, duke e politizuar kështu derbin e famshëm spanjoll, që kur lëvizja katalane për pavarësi u riaktivizua fuqishëm rreth një vit më parë.
Ndeshja, e cila tërheq rreth 650 milion shikues në të gjithë botën, duhej të luhej në tetor, por u shty për shkak të gjyqit ndaj disa politikanëve katalanas për shkak të përfshirjes së tyre në organizimin e votimit të pavarësisë së Katalonjës 2017 dhe rrezikun e rrëmujës.
Përpara ndeshjes, rreth 3,000 oficerë policie dhe anëtarë të kompanive private të sigurisë u kujdesën për sigurinë, nga frika e konfliktit.
Ndeshja përfundon 0: 0. /tesheshi.com/