Dominika ka qenë stacioni i parë i uraganit “Maria”, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme.
Kryeministri Roosevelt Skerrit thotë se kemi humbur gjithçka, që paratë mund të blejnë.
Uragani u përforcua në një kategori “potencialisht katastrofike” të fuqisë pesë, përpara se të bënte ulje në ishullin e Karaibeve.
Më parë Skerrit kishte postuar përditësime të drejtpërdrejta kur çatia e tij u shkatërrua, duke thënë se ai ishte “në mëshirën e plotë të stuhisë”.
“Frika ime më e madhe për mëngjesin është se ne do të zgjohemi nga lajme që raportojnë për plagosje të rënda fizike apo dhe vdekje të mundshme si pasojë e rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga shira të vazhdueshëm”, shkruante në rrjetet sociale Skerrit.
Maria po ecën përafërsisht në të njëjtën rrugë si Irma, stuhia që shkatërroi rajonin këtë muaj. /tesheshi.com/