Italia përmes një letër porosie i kërkon autoriteteve shqiptare informacione të detajuara mbi 3 shtetasit shqiptarë që u arrestuan në një jaht, duke transportuar 4 tonë drogë. Gjithashtu, informacion i është kërkuar edhe palës malazeze, pasi jahti ishte nisur nga Ulqini.
Sasia rekord e drogës e kapur në brigjet e Fogias në Itali ishte ngarkuar në një jaht luksoz, në të cilin u arrestuan Flamur Mema nga Durrësi dhe Erinaldo Muzhika e Elidon Valdi nga Dibra.
Kërkesa e autoriteteve italiane ndodhet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa përmes saj kërkohet më shumë informacion për lëvizjet e trafikantëve të drogës dhe burimin pasuror të tyre, të investuar në vendin tonë.
Gjithashtu, është bërë e ditur se, 3 të arrestuarit, ishin regjestruar në sistemin TIMS, ditën e 4 shtatorit, duke kaluar në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit e cila lidhet me Malin e Zi, transmeton Abcnews.
Jahti luksoz me flamur amerikan nuk ka hyrë në ujërat e territorit shqiptar, thuhet më herët në njoftimin zyrtar të policisë, ndërsa fqinjët tanë kishin mundur të zbulonin edhe se si ishte furnizuar me drogë mjeti lundruar.
Lënda narkotike dyshohet se u dërgua nga zona bregdetare ndërmjet Lezhës dhe Shkodrës me skaf, e për tu ngrarkuar më pas në ujërat neutrale drejt jahtit të marrë me qira nga tre shqiptarët.
Hetuesit Italianë, kërkojnë më tepër informacion se kush i ka ndihmuar bashkombasit për të tejmbushur mjetin lundrues me drogë. Ndërkohë që janë sekuestruar edhe dokumentacionet dhe kontratat e bëra me autoritet malazeze, se si arritën Mema, Muzhiki dhe Valdi të marrin me qira Jahtin luksoz në shtetin fqinj, pasi vlera tij është e lartë.
Shifra e drogës, e cila do të shitej përtej brigjeve të Adriatikut do të mbërrinte në e vlerën e 40 milionë eurove.
Kjo është hera e parë e regjistruar nga Gurada di Finanza që trafikantët shqiptarë transportojnë me jaht sasi kaq të mëdha të kanbis sativës./tesheshi.com/