Prej kohësh grupi i policëve italianë kishin nën monitorim një grup të lidhur me Al Qaeda-n, të cilët në vitin 2010 kishin pregatitur një atentat në Vatikan. Ideja ishte lënë mënjanë dhe nuk ishte realizuar për shkak se terroristët kishin pikasur lëvizjet e policisë dhe ndiheshin të bllokuar.
Ditën e enjte është arrestuar në Fiumiccino të Italisë një nga pjesëtarët e bandës. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Siyar Khan, një pakistanez, i cili prej vitesh jetonte në Romë. Me origjinë nga Katari, burri akuzohet për favorizim të imigracionit klandestin dhe krime të tjera të lidhura me terrorizmin.
Kjo celulë e Al Qaed-ës, siç raporton ‘Il tempo’ ishte e aktivizuar edhe në Katar. Disa prej pjesëtarëve të bandës janë të akuzuar për atentatin e përgjakshëm të ndodhur në një treg në vitin 2009 në Peshawar, ku humbën jetën rreth 100 persona.
Gjatë muajve të shkuar ka qenë prokuroria e Cagliarit ajo që ka nxjerrë 18 urdhër arreste për disa nga eksponentët e grupit terrorist. /tesheshi.com/