Një zhvillim i pazakontë ka ndodhur në një prej proceseve më të ndjeshme të Reformës në Drejtësi, krijimin e SPAK-ut.
Siç raporton TCH, belgu Theo Jacobs, vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, nuk ka preferuar t’i bëjë asnjë pyetje kandidatit kryesor për të drejtuar këtë instancë, prokurorit Altin Dumani, më i kuotuari deri më tani në listën e kandidatëve të përzgjedhur.
“Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat”, mësohet të jetë shprehur Jacobs. /tesheshi.com/