Debatit për ndalimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj i është bashkuar edhe kreu i kuvendit Kadri Veseli, i cili ka folur në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Kosovës.
Në fjalimin e tij z. Veseli ka thënë se Sllovenia është shtet juridik dhe se Kosova nuk duhet prishur raportet me Slloveninë. Ai ka thënë se Haradinaj ka figuruar në listën e Interpolit, e cila është listë ndërkombëtare. Haradinaj tha se shteti i Serbisë duhet gjykuar dhe se ai ka bërë këto veprime.
“Notë proteste për atë se Sllovenia ka obligime siç është marrëveshja ndërkombëtare. Sllovenia është shtet juridik. Kreu i Kuvendit ka thënë se Kosova nuk duhet prishur marrëdhëniet miqësore me Slloveninë”, ka thënë Kadri Veseli.
Ai ka thënë se me krijimin e rezolutës edhe Qeveria e Kosovës duhet të mbajë qëndrime lidhur me arrestimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt./tesheshi.com/