Në fillim të viteve ’80, djem të rinjë homoseksualë filluan të vuanin nga një sëmundje ende e panjohur në atë kohë por që më vonë do të identifikohej si AIDS. Kur virusi HIV u zbulua në vitin 1984 u shënuan një numër prej 8 mijë pacientësh në Amerikë.
Shkencëtari William Darrow u ngarkua në vitin 1981 me detyrën për të gjetur mbartësin e parë i cili e solli virusin në Amerikë. Si i tillë u përcaktua piloti Gaetan Dugas, i cili u kritikua, u dënua dhe u ofendua në shumë publikime dhe libra duke e përcaktuar si “pacienti 0” apo “mbartësi djallëzor”.
Problemi është se ai nuk ishte mbartësi i parë por ishte pacienti “O”. Në kohën kur ai u diagnostikua me qindra mijëra pacient të tjerë ishin infektuar prej kohësh. Për të ruajtur privatësinë e pacientëve të tij, Darrow vendosi disa kode për të studjuar rastin në fjalë. Të gjithë pacientët e tij i shënoi në bazë të zonës përshembull pacienti LA1 deshifrohej si pacienti i parë nga Los Anxheles, ndërsa piloti ishte nga një tjetër vend jashtë qytetit dhe u shënua si pacienti “O”. Ishte një keqdeshifrim i kodeve nga shkencëtari në fjalë që e damkosi përgjithmonë jetën e pilotit Dugas. /tesheshi.com/