Të arrestuarit për ngjarjen e Kumanovës nuk kanë pranuar të rrëfejnë mbi ngjarjen pa u hequr trajtimi i jo njerëzor i policisë maqedonase. Të marrë në pyetje nga prokuroria, të pandehurit që nuk janë vetëm pjesë e grupit të armatosur por edhe banorë të Lagjes së Trimave kanë kërkuar që të rrëzohen akuzat politike.
Siç mësohet, avokatët i kanë kërkuar prokurorisë provat me të cilat akuzohen të pandehurit, gjë të cilat nuk kanë qenë të plota.
Prokuroria nuk ka dhënë deri tani as prova, as dëshmi e as të dhëna mbi të cilat akuzohen të pandehurit.
/tesheshi.com/