Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A ka fuqi qeveria e Kosovës ta rrënojë projektin kolonizues serb, lagjja “Lugina e Diellit” në Zveçan?!

by te Sheshi
10/06/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
A ka fuqi qeveria e Kosovës ta rrënojë projektin kolonizues serb, lagjja “Lugina e Diellit” në Zveçan?!

Nga Blendi Gashi        

Qeveria e Serbisë e ka nisur të enjten projektin më të madh kolonizues në Kosovë. Ka vënë gur themelin për ngritjen e një lagjeje në veri me 300 shtëpi, të cilën planifikon ta popullojë me rreth 1.500 serbë.

foto kryesore...

Beogradi zyrtar ka financuar shumë ndërtime në Kosovë, por projekti i quajtur “Lugina e diellit” është më i madhi prej pasluftës është orientuar në katër komunat e veriut, veçmas në Mitrovicë.

Fillimi i ndërtimit të kësaj lagje ka ngritur në këmbë pozitë e opozitë në Kosovë të cilët po e kundërshtojnë fuqishëm këtë projekt të financuar nga Beogradi, duke e quajtur të jashtëligjshëm.

Edhe arkitektët thonë se ligjet duhet të zbatohen në tërë territorin e shtetit, por shprehen skeptikë se një gjë e tillë do të ndodh edhe me rastin në fjalë.

Pyetja kryesore shtrohet se a do të kenë guxim institucionet e Kosovës të shkojnë të rrënojnë këto objekte, pasi vet kryeministri në një deklaratë të bërë për media bëri të ditur se nuk është kërkuar leje për ndërtimin e lagjes në fjalë.

Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani fillimin e ndërtimit të kompleksit në Zveçane ka quajtur provokim të qeverisë së Serbisë.

Ferdiid

“Ky është një provokim politik i Qeverisë së Serbisë. Është projekt i zhvilluar jashtë cdo diskutimi me organet e Qeverisë së Kosovës. Ne do të vendosim një komunikim zyrtar me organet komunale dhe do t’u bëjmë me dije se asnjë leje ndërtimore nuk mund të lëshohet pa koordinim”, ka deklaruar Agani për mediat kosovare.

I pyetur se a kanë fuqi institucionet e vendit të rrënojnë objektet në fjalë siç bëjnë me objektet pa leje në komunat tjera të vendit, Agani nuk e ka mohuar mundësinë e rrënimit të objekteve nëse nuk arrihet dakordim me palën serbe, por ka thënë se më parë do të tentohet që gjithçka të zgjidhet me dialog.

“Është i paraparë edhe rrënimi, por nuk kemi nevojë që ta themi fjalën e parë, të fundit. Mendoj që kemi kapacitete ligjore dhe komunikim të vendosur me komunat në veri të vendit. Mendoj që ky është proces që mund të menaxhohet. Për fat të keq disa nga kolegët tanë, në Qeveri, janë bërë pjesë e provokimit të Qeverisë së Serbisë. Unë kam insistuar që në çdo cep të Kosovës ku bëhet kthimi i qytetarëve, të bëhet në pajtim me ligjin”, ka thënë Agani.

Ekzekutivi kosovar po ushqen apetitet agresore të Serbisë

Frashër Krasniqi zëdhënës i Vetëvendosje-s thotë se megjithëse Serbia është larguar nga territori i Kosovës, synimet e saj shoveniste dhe kolonizuese nuk kanë reshtur për asnjë moment.

frasheri

Por sipas Krasniqit shqetësuese është gatishmëria e qeverive të njëpasnjëshme të Kosovës, për të ushqyer apetitet agresore të Serbisë.

“Një qeveri e përcaktuar për të mbrojtur sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial, nuk do të lejonte që brenda shtetit që e qeveris të krijohet një sistem paralel etnik, sikur ky që Serbia ka ndërtuar gjithandej në vendet ku jetojnë serbët. Për Lëvizjen Vetëvendosje ky është rikolonizim i Kosovës dhe mosveprimi i qeverisë përballë këtij rikolonizimi, nënkupton bashkëpunim të qeverisë me pushtetin në Serbi”, thotë Krasniqi, për tesheshi.com.

Qeveria “Mustafa” e pafuqishme ndaj Beogradit

nittaj

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj shprehet se ekzekutivi i kosovar nuk ka fuqi të shkojë në Zveçan për të rrënuar lagjen e nisur tashmë nga qeveria e Beogradit.

“Fatkeqësisht qeveria ka dështuar ta pengojë kete ndërhyrje flagrante të Serbisë në Kosovë. Nuk duket që qeveria ka asnjë fuqi, përpos fjalëve, dhe ato me gjysmë zëri dhe rrallë!”, ka thënë Nitaj, për tesheshi.com.

Arkitekti Vokshi: Qeveria s’do të ndërmarrë aksion për rrënim 

Arktiteki Ylber Vokshi thotë se në princip nuk duhet pas kundërshtime për ndërtime sipas kërkesave reale të një shoqërie, pa marr parasysh përkatësisë etnike apo fetare. Por ai thotë se nëse nuk respektohen ligjet e ndërtimit dhe dokumentet e planifikimit hapësinorë dhe urban të një shteti, duhet me qenë kategorik në zbatimin e tyre, çka në rastin konkret nuk është duke ndodhur.Ylber-Vokshi

“Kosova ka fuqi teknike dhe ligjore me ndërpre këto veprime, duhej të vepron në mënyrë energjike, së bashku me faktorin ndërkombëtar, pasi është edhe interesi i serbëve të Kosovës të respektohet ligjshmëria në fushën e urbanistikës.

Retorika dhe koketimet politike e kanë pru Kosovën në këtë situatë urbane dhe hapësinore, ku gati aspak nuk respektohen normat dhe standardet e ndërtimit në tërë hapësirën e Kosovës.
Aspak nuk besoi se diçka konkrete do të ndërmarr kjo kastë politike në rastin konkret, edhe se të gjitha faktet relevante iu lejojnë një gjë të tillë,pa u ndërlidhë me momentin dhe situatën aktuale politike. Kjo është çështje puro teknike të cilën Serbia po e politizon pasi në po iu mundësojmë një gjë të tillë, me mos veprim energjik
”, thotë arkitekti Vokshi, për tesheshi.com.

KMDLNj: Ndërtimi i shtëpive për serbët në veri, hap kolonizues me paramilitarë

Ndaj vënies së themeleve të lagjes në pjesën veriore të Mitrovicës, ka reaguar edhe Këshilli për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Prishtinë duke e cilësuar si hap për kolonizim të kësaj pjese të okupuar të Kosovës me paramilitarë të pasistemuar nga Republika Srspka dhe Srspka Krajina.

KMDLNJ thotë se kjo lagje do të ndërtohet apo do të përdoret për përfitime politike të Serbisë përmes shantazhimit sikur që do të përdoret edhe kundër politikanëve vendorë që ata të detyrohen të bëjnë lëshime edhe më shumë!

“Arsyetimi i politikanëve kosovarë se ndërtimi i kësaj lagjeje kolonizuese për serbë nga ana e Serbisë është e jashtligjshme , është dëshmi e pafuqisë sepse ; çka ka bërë Serbia në Kosovë pas përfundimit të luftës e që konsiderohet si e ligjshme dhe në përputhje me ligjet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare?! Asgjë fare!”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Ndryshe, në Lagjen e Boshnjakëve janë ndërtuar gjashtë ndërtesa shtatëkatëshe, në “Lagjen e Doktorëve” një objekt shtatëkatësh, në lagjen “Kroi i Vitakut” tetë objekte katërkatëshe, në Suhodoll të Epërm është ndërtuar një objekt gjashtëkatësh, në lagjen “Kodra e Minatorëve” janë ndërtuar dhjetë objekte shtatë, tetë e dhjetëkatëshe.

Në këtë pjesë vazhdon ndërtimi i objekteve të tjera të larta për serbë të Kosovës, por edhe për të tjerë të ardhur nga të gjitha pjesët e ish-Jugosllavisë. /tesheshi.com/

Related Posts

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…
Politikë

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Next Post
E shpëtoi në breg të detit, ja si e falenderon delfini

E shpëtoi në breg të detit, ja si e falenderon delfini

Tahiri sërish në sulm ndaj gjygjtarit Aliaj, sot për dy oficerët e lënë në “arrest shtëpiak”

Tahiri sërish në sulm ndaj gjygjtarit Aliaj, sot për dy oficerët e lënë në “arrest shtëpiak”

Ja pse nuk duhet të kontrolloni celularin para se të bini në gjumë

Ja pse nuk duhet të kontrolloni celularin para se të bini në gjumë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni