Të paktën 50 persona mbetën të vrarë dhe mbi 200 të tjerë raportohen se janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në një resort të njohur në Las Vegas.
Policia ka identifikuar një 64-vjeçar si autorin e masakrës, i cili është vetëvrarë pas sulmit. Gjithashtu në dhomën e hotelit ku mendohej se autori ishte akomoduar para datës 28 shtator, u gjet një arsenal armësh.
Ky është cilësuar një nga sulmet më vdekjeprurëse në SHBA.
Por çdo orë që kalon mediat publikojnë detaje mbi ngjarjen e rëndë. Kështu raportohet se të pranishmit në koncertin që kishte mbledhur qindar njerëz në resortin në Las Vegas, u paralajmëruan rreth 45 minuta para masakrës mbi atë që do të ndodhte.
Një grua misterioze, që përshkruhet si hispanike, nisi të bërtasë mbi diçka të tmerrshme. “Ju do të vdisni të gjithë”, ishte fraza që gruaja misterioze nisi të thotë me zë të lartë, ndërsa ajo është shoqëruar jashtë resortit, nga forcat e sigurisë.
Pak më vonë, qindra plumba u qëlluan mbi turmën në festivalin muzikor duke e shndërruar ngjarjen në një masakër të vërtetë.
Ndërkohë një faqe online, që publikon të dhënat mbi vrasjet masive të ndodhura në SHBA, shkruan se kjo e las Vegasit renditet e 273-ta përgjatë vitit 2017.
Faqja “Arkivi i Dhunës së Armëve”, gjurmon incidentet dhe krimet e kryera me armë në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Faqja përcakton një “vrasje në masë” ato kur qëllohet mbi mbi katër njerëz që ndodhen në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend. /tesheshi.com/