Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

    Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

    Deklarata rrëqethëse e ministrit izraelit: “S’ka gjë të tillë si palestinezë”

    Deklarata rrëqethëse e ministrit izraelit: “S’ka gjë të tillë si palestinezë”

    Kinezë që “lënë kockat” në minierat e Afrikës

    Kinezë që “lënë kockat” në minierat e Afrikës

    Marrëveshje anti-kurde Iran-Irak

    Marrëveshje anti-kurde Iran-Irak

    Talibanët marrin një vendim…

    Talibanët marrin një vendim…

    Pamje: momenti kur kryebashkiaku i Firences bën “aktin e tërbuar”

    Pamje: momenti kur kryebashkiaku i Firences bën “aktin e tërbuar”

    Urdhër arrest për Vladimir Putinin

    Urdhër arrest për Vladimir Putinin

    Japonezët po armatosen: për ç’po përgatiten?

    Japonezët po armatosen: për ç’po përgatiten?

    Budizmi, këmbëkryq në zemër të Europës

    Budizmi, këmbëkryq në zemër të Europës

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Jetë qeni tek rrënojat e Enverit

Nga te Sheshi
08/11/2015
në Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Jetë qeni tek rrënojat e Enverit

Nga Bardha Nergjoni

Dy shkolla të ndërtuara së fundi tregojnë se ish-Uzina e Autotraktorëve “Enver Hoxha” (tashmë një mikrotoponim) në zonën e Shkozës në Tiranë është rritur ndjeshëm në popullsi. Jeta nuk është e thjeshtë për banorët  e gati 20 viteve të fundit pasi ujërat e zeza në sipërfaqe, uji i pijshëm që konsiderohet i rrezikshëm, si dhe energjia elektrike me plot luhatje, jua vështirësojnë goxha ekzistencën.

IMAG1280

Rrugicat të çojnë në zemër të kombinatit të dikurshëm të autotraktorëve, sot një grumbull ndërtesash fantazmë, tek të cilat po lulëzon jeta por edhe heshtja. Të ardhurit janë kryesisht nga veriu dhe nga zona të largëta të Tropojës dhe Pukës. Dikur për të hyrë tek kjo zonë banorët e tanishëm duhet të kalonin “doganën” (disa elementë të krimit që e kishin zaptuar dhe kërkonin para), të cilët tashmë kanë shtëpitë e tyre edhe pse në shumicë të palegalizuara.

Tek-tuk ka edhe ndonjë shtëpi që ka arritur të marrë leje legalizimi dhe shumica habiten se si janë parë nga ALUIZNI objektet brenda uzinës. Disa kanë ndërtuar në katet e para të objekteve, disa të tjerë kanë bërë shtesa, ka familje që kanë përshtatur godina, ka të tjera që kanë ndërtuar të reja, por gjithçka në këtë lagje duket sikur i është përshtatur një sistemi vetëqeverisës por që tashmë kërkon të bëhet pjesë e një sistemi urban  të kryeqytetit që në fakt duket i largët.

IMAG1281

Mundohen të mbahen me tregëti, emigracion, dikush ka gjetur një punë, të tjerë janë edhe pa asgjë, por gjithësesi e konsiderojnë jetën shumë më të mirë se sa në zonat nga kanë ardhur.

Kryesisht, dyndjet në zonën e Uzinës kanë ardhur pas trazirave të 97-tës dhe sidomos pas viteve 2000.

90-vjeçari nga Puka, banor i ish-Uzinës prej 15 vjetësh

IMAG1287

Zef Kola është më i moshuari i lagjes së re brenda ish-Uzinës. Ai sapo ka mbushur 90 vjeç dhe ka ardhur nga Puka për tu vendosur me djemtë në një objekt dikur ish-stacion elektrik. “Kam ardhur nga një vend i vuajtuar në Pukë, një shkretinë. E morën parasysh djemtë  gjithçka dhe erdhën këtu. Kam qëndruar edhe dy vjet në Pukë edhe pasi erdhën djemtë, por nuk munda të rrija më tepër dhe me gjithë gruan dhe erdha tek fëmijët. Nuk janë keq po ta krahasosh ku ishim.  Këtu në Uzinë shumica erdhi pas nesh. Shtëpia jonë ka qenë nënstacion. Djali e riparoi dhe e solli në formën për të jetuar. Legalizime e gjëra nuk kemi. Ujin nuk e kemi të mirë dhe ai që vjen nuk pihet e shkon djali mbush në Dajt. Uji përzihet rrugës me ujëra të zeza kështu që nuk pihet. Dritat i kemi me hope”. E nuk është se Zefi ankohet shumë, por djali i tij thotë se shteti nuk duhet vetëm ti kërkojë këtyre njerëzve por edhe të mendojë për ta.

“Kemi dy vjet që po paguajmë energjinë e nuk është bërë asnjë ndryshim. Sot nuk është vënë një kabull. Ka luhatje të mëdha. Ata na thonë vetëm burgun. Jemi dakort të paguajmë gjithçka por ama duhet të na garantojnë se ne, dhe transformatorët dhe telat i vendosim vetë me paret tona dhe askush nuk do t`ja dijë se ekzistojmë. Ndërkohë për legalizimet mund të them se janë parë ca të nënës e ca të njerkës, pasi brenda uzinës kanë legalizuar shtëpi, ndërsa pjesa më e madhe nuk ka një përgjigje. Kjo nuk është e drejtë. Vërtet erdhëm këtu por meritojmë të jetojmë si njerëz e të mos na shkojë mundi kot”.

Ndërkohë të tjerë nuk kanë mundur të zaptojnë por janë detyruar të blejnë objekte edhe pse për to nuk kanë marrë asnjë dokument.IMAG1286 (1)

Hedije Haxhiaj është nga Tropoja. Ajo thotë se është endur me qera në Tiranë dhe në ish-Uzinë ka ardhur në vitin 2001. “Kemi ardhur fillimisht me qera. Kemi marrë dy dhoma që kanë qenë të Uzinë. Sigurisht që ne i kemi marrë dikujt këtu që i kishte zënë më përpara. Më pas ia blemë dy dhoma në katin e parë dhe shtuam dy dhoma të tjera. Erdhëm nga Tropoja pasi nuk kishim asgjë.  Ishim në tokë të huaj dhe kur u ndamë ngelëm pa tokë fare. U detyruam të vijmë në Tiranë e përfunduam këtu.  Vetëm i dhamë lekët por tapi e dokumente s’kemi. I kemi bërë të gjitha lidhjet e energjisë e ujit me dokumente por për shtëpinë se dimë çfarë do të ndodhë”.

Banorët thonë se shtëpitë, ose më mirë objektet e përshtatura janë shitur e rishitur disa herë pa dokumente. Ndjehen të braktisur pasi gjithçka e kanë ndërtuar vetë për ta përshtatur për të jetuar. Janë të gatshëm të zbatojnë rregullat e të paguajnë faturat pasi jetën e tyre e mendojnë tashmë këmbët e objekteve rrënojë të ish-Uzinës së Autotraktorëve.

E gjithë zona e Shkozës është një katrahurë informale, por shtëpi nën rrënoja si ato të ish-Uzinës nuk gjenden lehtësisht dhe poshtë tyre jetojnë shumë familje që e kanë të vetmen strehë dhe mundësi për të jetuar shumë pranë kryeqytetit por shumë larg urbanizimit që meritojnë.traktori

Ish-Uzina e Autotraktorëve “Enver Hoxha” përfundoi së ndërtuari me punën e ishtë burgosurve në vitin 1978  kur edhe u prodhua traktori i parë shqiptar. Nga ky ish-kombinat, pasi gjithçka u shit për skrap, për pak vjet kanë mbetur vetëm ndërtesa dhe poshtë tyre familje që i japin jetë. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet
Politikë

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

20/03/2023
Miliarderi 92-vjeçar, gati të martohet sërish
Sociale & Shoqëri

Miliarderi 92-vjeçar, gati të martohet sërish

20/03/2023
Tradita: “Las Fallas” përfundoi me djegien e kukullave gjigante
Sociale & Shoqëri

Tradita: “Las Fallas” përfundoi me djegien e kukullave gjigante

20/03/2023
Lajme të tjera
Çfarë janë kallot dhe si t`i kuroni ato

Çfarë janë kallot dhe si t`i kuroni ato

Ju kujtohet George Hagi? Ja çfarë bënë tani si trajner (video)

Ju kujtohet George Hagi? Ja çfarë bënë tani si trajner (video)

“LEXO!”/ Makondo, ndjesia e botës së pafundme

“LEXO!”/ Makondo, ndjesia e botës së pafundme

TË FUNDIT

Rama prezantohet si artist në Greqi, e shoqëron Athina politike

Rama prezantohet si artist në Greqi, e shoqëron Athina politike

5 orë Më parë
Miliarderi 92-vjeçar, gati të martohet sërish

Miliarderi 92-vjeçar, gati të martohet sërish

10 orë Më parë
Chatbot i AI ChatGPT u rrëzua…

Chatbot i AI ChatGPT u rrëzua…

11 orë Më parë
Një marrëveshje pa firma: si komentohet Ohri nga Escobar?

Një marrëveshje pa firma: si komentohet Ohri nga Escobar?

11 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

20/03/2023
Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

20/03/2023
Kriza bankare: kush do e shpëtojë Credit Suisse?

Kriza bankare: kush do e shpëtojë Credit Suisse?

20/03/2023
Irak: 20 vjet nga fillimi i pushtimit amerikan dhe rënia e Sadam Huseinit

Irak: 20 vjet nga fillimi i pushtimit amerikan dhe rënia e Sadam Huseinit

20/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Nga Murat Selvi*: Rrjetet sociale në kohë krizash

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist