Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Jeta fiton në Izmir: 70-vjeçari, 34 orë i gjallë nën rrënoja

Tridhjetë e tre orë pasi një tërmet i fortë goditi qytetin turk të Izmirit, të dielën herët, një 55-vjeçar u shpëtua nga rrënojat.

I plagosuri u transportua në spital për trajtim mjekësor. Më herët, Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha se dhe 70-vjeçari u tërhoq pas 34 orësh nga rrënojat, duke i kishtuar rastit një dedikim.

“Jeta ka fituar edhe një herë. Sonte rreth një orë pas mesnatës, 34 orë pas tërmetit, xhaxhai ynë 70-vjeçar Ahmet u shpëtua. Shpresoj të mos ndodhë më kurrë. Falënderoj gjithashtu atë për fjalët që na bënë të lumtur: ‘Unë kurrë nuk e humba shpresën’,” shkroi Koca.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të dielën se numri i të vdekurve nga tërmeti ishte rritur në 58 dhe i të plagosurve në 896.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD) e Ministrisë së Brendshme Turke tha se 850 tërmete u regjistruan nga ora 9.30 e mëngjesit me kohën lokale të dielën, 40 prej të cilave ishin më të fortë se katër gradë. Operacionet e shpëtimit vazhduan në Izmir pasi një tërmet në qytet me madhësi 6.6 goditi të premten qytetin dhe rrethinat e tij. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts