Mandati i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg u zgjat deri në vitin 2022.
Lajmi u konfirmua nga vetë ai në profilin e tij në Tëitter, ku u shpreh.
“Unë jam i nderuar nga vendimi i NATO-s që të zgjatet mandati im si Sekretari i Përgjithshëm deri më 30 shtator 2022,” shkroi Stoltenberg, duke shtuar se “së bashku do të vazhdojmë ta modernizojmë Aleancën tonë tonë për të qenë në koherencë me të ardhmen”.
Stoltenberg është një politikani norvegjez i cili në vendin e tij shërbeu si kryeministër nga viti 2000 deri në vitin 2001 dhe nga viti 2005 deri në vitin 2013 si ministër i Financave, i Mjedisit dhe i Industrisë.Ai më pas u emërua si Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u në vitin 2014, duke zëvendësuar Anders Fogh Rasmusen.
Me një vendim të ri, mandati i tij u zgjat për tre vjet të tjera. /tesheshi.com/