Në Prishtinë u organizua një protestë minore për të kundërshtuar ndërtimin e një xhamie të madhe, të ngjashme me atë të Tiranës, që thuhet se do financohet nga Turqia.
M’u për këtë arsye, një grupim individësh e cilësojnë xhaminë si “politike”, e për këtë i kërkojnë BIK-ut që të mos e ndërtojë, në atë që e quajnë tokë iliro-pellazge. “Kosova nuk është provincë e Turqisë por histori e Ilirisë që nga koha pellazge”, tha njëri nga protestuesit.
Ata thanë se Kosovës i duhen investime në të tjera fusha, në arsime shëndetësi e jo në xhami.
Protesta u organizua nga një ish-komandant i UÇK-së, Binak Gashi.
Xhamia do mdërtohet në lagjen “Dardania”, në oborrin e PTK-së dhe është një projekt i viteve më parë që tani ka nisur konkretizimin. /tesheshi.com/