Unaza e Madhe në Tiranë do të hapet javën tjetër, duke u kthyer kështu në një arterie e cila pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun në kryeqytet. Kjo u bë e ditur nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, gjatë një takimi me drejtues të shkollave të Tiranë, përpara nisjes së vitit të ri mësimor.
“Me qeverinë e re na pret një 4-vjeçar fantastik. Me disa shkolla kemi probleme për tregjet që kanë pranë. Tregu te ‘Vasil Shanto’ ka probleme. Në cilin shtet shitet në shkollë?
Nëse ka një arsye për t’u revoltuar është kur tempulli kthehet në pazar, duhet t’i ndryshojmë, tregu është për të shitur, shkolla për të mësuar, por jo të gjitha në një vend.
Janë hapur tre shkolla të reja, ‘Kosova’ sapo ka hedhur themelet, 16 të tjera do të projektohen vitin tjetër.
Keqardhje që këshilltarët në bashki nuk e votuan, edhe pse para pak kohësh e kishin votuar pro.
Fokus të madh kemi sistemin e ngrohjes, ndaj i bëj një thirrje biznesit për të na ndihmuar. Lypja e ka faqen e zezë, por nuk të lë pa gjë. Brenda pak ditësh do të hapet unaza e madhe që do të lehtësojë shumë punë”, tha Veliaj. /tesheshi.com/