Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Java e parë e qeverisë “Haradinaj”: ja pluset dhe minuset nën udhëheqjen e tij

by te Sheshi
17/09/2017
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Java e parë e qeverisë “Haradinaj”: ja pluset dhe minuset nën udhëheqjen e tij

Nga Blendi Gashi

Ramush Haradinaj e ka nisur punën si kryeministër i Kosovës me mjaft “eufori”, ndërsa bie në sy numri i madh i takimeve që zhvillon me palë të ndryshme që nga dita e parë.

Ai ka premtuar se do t’i përveshë mëngët dhe nuk do të rrijë vetëm në zyrë, por do pluhurosë edhe rrobat pasi do dalë në terren për të parë nga afër problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët. Po kështu ministrat e kabinetit qeveritar i ka “urdhëruar” të mos bëjnë gjumë, por të punojnë edhe në fundjavë.

Që në javën e parë si kryeministër ai ka bërë disa veprime që marrin notë të lartë, por njëkohësisht nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe vlerësimit “dobët”.

Në shkrimin më poshtë mund të lexoni pozitivet dhe negativet që ndodhën në javën e parë në qeverinë “Haradinaj”.

Pozitivet…

– Marrëveshja me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade – Angazhimi i menjëhershëm i Haradinajt për të zgjidhur çështjen e shpronësimit të banorëve të fshatrave të Shipitullës e Hades është një veprim pozitiv. Pas takimit që zhvilloi me ta për disa orë, arriti marrëveshje që konform legjislacionit në fuqi këta banorë të gëzojnë të drejtën e përparësisë në zgjidhjen e shqetësimeve të punësimit.

Kjo marrëveshje mundësoi që eskavatorët e KEK-ut menjëherë të rinisin punën në mënyrë që të garantohet furnizimi i pandërprerë me energji elektrike.

– Shkarkimi i Komisionit Shtetëror për Demarkacionin mund të vlerësohet si veprim i duhur gjihmonë duke pasur parasysh se nuk i ka besuar për çfarë i ka akuzuar se i kanë humbur Kosovës mbi 8 mijë hektarë tokë.

– Mbajtja e qëndrimit nga ana e Haradinajt se kufiri i Kosovës është në Kullë e Çakorr dhe se shpejt do t´a zgjidhë çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi po ashtu duhet vlerësuar për momentin. Pra si kundërshtar i fuqishëm i marrëveshjes, Haradinaj mbetet prapa qëndrimit se Kosova me marrëveshjen aktuale humb tokë.

– Emërimi i menjëhershëm i zëdhënësit të qeverisë një vendim i qëlluar duke qenë se në të kaluarën për disa muaj qeveria nuk ka mbetur pa zëdhënës për çfarë ka vështirësuar punën e gazetarëve.

– Kërkesa bërë ministrave që të angazhohen në punë dhe të bëjnë diferencën dhe të mos fajësojnë pararendësit, po ashtu është një gjë që duhet vlerësuar.

Veçanërisht duhet vlerësuar thirrja adresuar ministrave të mos mungojnë në interpelanca dhe të jenë sa më të përgjegjshëm ndaj Parlamentit e të mos mungojnë në pyetjet parlamentare.

Negativet…

– Mosparaqitja e qeverisë në seancën e jashtëzakonshme të kërkuar nga opozita për të debatuar për planin qeverisës është minusi më i madh për Haradinajn. Vonesa për të paraqitur para deputetëve dhe qytetarëve planin e punës është një veprim jo i duhur.

– “Mbrojtja” e ministrit të Bujqësisë, serbit Nenad Rikalo se nuk ka keqtrajtuar banorët e Prishtinës (gjithnjë sipas informatave të marra nga Prokuroria e Shtetit, AKI-ja e policia), pa u hetuar pretendimet dhe dëgjuar dëshmitarët mund të cilëshet një deklaratë e ngutur, pasi që banorët të cilët e kanë pasur komshi para lufte janë të bindur se Rikalo i ka keqtrajtuar ata.

– Përplasja me gazetarët, konkretisht fyerja ndaj një gazetareje por edhe gazetarëve në përgjithësi duke i quajtur si të pashkollë. Kjo vërtetë është një deklaratë e pamatur pasi nuk bën të përgjithësohen gazetarët si të pashkollë, edhe pse qëndron fakti se ka të tillë që mund të mos jenë në nivelin e duhur. Megjithatë kryeministri asesi nuk e ka të drejtën t’iu thotë gazetarëve se duhet të ndjekin shkollim edhe më tej, dhe në asnjë rrethanë t’ua dikton edhe pyetjet.

– Në minusin e javës përfshihet edhe emërimi i këshilltarëve nga Haradinaj, pasi disa prej tyre sipas mediave kosovare dyshohen për vepra penale, por janë emëruar edhe të tillë që kanë keqpërdorur miliona euro.

Gazmend Syla këshilltar për çështje të veteranëve të luftës sipas gazetës “Insajderi”, dyshohet si person i lidhur me krimin, por qeveria “Haradinaj” e mohon duke thënë se pavarësisht pretendimeve, Syla nuk ka asnjë proçes të hapur dhe asnjë telash me ligjin .

Po ashtu edhe emërimi i Jahja Llukës si këshilltar politik është kritikuar nga mediat duke thënë se ai vite më parë është dënuar për keqpërdorime me fondin milionësh “Haradinaj”.

–  Një minus i madh mbetet padyshim moszvogëlimi i kabinetit qeveritar që përbëhet mbi 20 ministra dhe sipas gjitha gjasave do ketë edhe mbi 50 zv.ministra, që do e varfërojnë jashtëzakonisht buxhetin e shtetit, siç ndodhi edhe vitet paraprake. /tesheshi.com/

Related Posts

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”
Amerika

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025
Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin
Shkencë & Jetë

Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin

19/05/2025
Next Post
Kaspersky mohon lidhjet me spiunazhin rus

Kaspersky mohon lidhjet me spiunazhin rus

Aksidenti në rrugën “Donald Trump”: humb jetën 15-vjeçari, plagosen dy fëmijë të tjerë (foto)

Aksidenti në rrugën “Donald Trump”: humb jetën 15-vjeçari, plagosen dy fëmijë të tjerë (foto)

“Fund i gëzuar”, protestuesit pro dhe kundër presidentit Trump përqafohen (video)

“Fund i gëzuar”, protestuesit pro dhe kundër presidentit Trump përqafohen (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025
Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin

Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin

19/05/2025
Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni