Legjenda holandeze e futbollit, Jan Krujf, është diagnostifikuar me sëmundjen e kancerit në mushkëri, pasi është shtrirë në njërin nga spitalet e Barcelonës. 68-vjeçari ishte një konsumues i rregullt i duhanit dhe mësohet se kjo është arsyeja e sëmundjes së tij.
Krujf është një legjendë dhe simbol për tifozët blaugrana, pasi ka qenë futbollist e trajner i kësaj skuadre. Madje, ishte pikërisht Krujf ai që i ka mundësuar Barcelonës të fitojë trofeun e parë të Championsit, në vitin 1992 në Wembley.
Krujf gjithashtu njihet për sukseset e tij individuale, duke fituar tri herë Topin e Artë. Por tani sukseset dhe figura e tij do të mbeten “in memoriam” për çdo tifoz të futbollit.
/tesheshi.com/