Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja si diskriminohen vazhdimisht nga serbët, “shqiptarët e veriut”

by te Sheshi
07/06/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Ja si diskriminohen vazhdimisht nga serbët, “shqiptarët e veriut”

Nga Bashkim Kastrati

Shqiptarët që jetojnë në katër komunat në veri të Kosovës janë të diskriminuar nga udhëheqësit e këtyre komunave që udhëhiqen nga serbët dhe të lënë “jetim” nga institucionet qeveritare qendrore. Ndonëse përbëjnë më shumë se 35 për qind të popullatës në këto komuna, shqiptarët e kanë të pamundur të gjejnë një vend pune. Shqiptarët që jetojnë në veri nuk e kanë asnjë shans që të punësohen jo vetëm në administratën komunale, por as nëpër spitale, ambulanca, arsim apo edhe qendra sociale.

Pra shqiptarët në këtë pjesë të vendit nuk kanë pothuajse asnjë të drejtë, ndërsa kjo nuk mund të thuhet për serbët që jetojnë në pjesë tjera të Kosovës, të cilët nuk përballen me një diskriminim të tillë, gjithashtu edhe presioni ndërkombëtar tek shqiptarët për t’i përfshirë ata në institucione shtetërore është i madh.

Për shkak të diskriminimeve të tilla, këshilltarët komunal shqiptarë nuk e kanë votuar buxhetin e propozuar nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut. Por pavarësisht këtij kundërshtimi, buxheti ka kaluar pasi që shumicën në Kuvendin Komunal atje e kanë serbët me 13 këshilltarë komunal, shqiptarët kanë pesë, ndërsa boshnjakët vetëm një.

Emir Azem
Emir Azem

Emir Azemi, këshilltar komunal në Komunën e Mitrovicës së Veriut ka thënë për tesheshi.com se nuk e kanë votuar buxhetin për shkak se ky buxhet nuk ka përfshirë asnjë nga interesat dhe kërkesat e qytetarëve shqiptarë dhe joserbë të asaj ane.

“Buxheti si i tillë që ka ardhur në kuvend ka qenë dhe është i papranueshëm për komunitetin shqiptar që jeton në Komunën e Mitrovicës veriore. Ky buxhet nuk i përmban kërkesat tona dhe të qytetarëve të tjerë jo serbë pa dallim etnie. Të gjithë ata që punojnë nëpër institucionet komunale dhe shtetërore janë serbë si p.sh te zjarrfikësit, qendra për punë sociale, shëndetësia arsimi. Edhe pse ne paguajmë taksa për këto komuna, qytetarët tanë nuk janë të përfshirë në këto institucione”, thotë Azemi.

Ai thotë se kanë kërkuar që buxheti të ndryshohet nga kryetari tani ose vitin e ardhshëm në mënyrë që të gjitha komunitetet që jetojnë atje të përfshihen edhe në punësime, por edhe në projekte si ndërtimi i shtëpive që janë djegur gjatë luftës, por edhe ndërtimi i disa shtëpive të rasteve sociale.

“Në këtë buxhet nuk është ndarë asnjë linjë buxhetore për  ndërtimin e shtëpive dhe ky ka qenë një argument shtesë që ne nuk e përkrahim këtë buxhet”, theksoi Azemi.

Shqiptarët të izoluar dhe pa përkrahje, serbët bëjnë ligjin si ata duan

Por përveç shqiptarëve që jetojnë në komunën veriore të Mitrovicës, edhe ata që jetojnë në komunat tjera si në Leposaviç dhe Zveçan përballen me vështirësi të njëjta, të diskriminuar dhe të pa përkrahur nga institucionet komunale atje, por as nga institucionet qendrore, pasi që këto të fundit nuk guxojnë apo nuk marrin mundin as që t’i vizitojnë dhe t’u japin përkrahje.

“Edhe shqiptarët që jetojnë në komunën e Leposaviçit dhe të Zveçanit, nuk kanë asnjë përkrahje nga këto komuna, janë tërësisht të izoluara e kanë nga një zyrë për komunitete, por ata jetojnë në një geto në një vend të rrethuar komplet me komunitetin serb”, u shpreh Azemi.

Në veri edhe disa nga konkurset e rëndësishme kriter bazik e kanë etninë, pra që personi të jetë i etnisë serbe, ndërsa etnitë tjera nuk kanë të drejtë as që të konkurrojnë, fjala vjen konkursi për komandantin e policisë të Regjionit të Mitrovicës veriore. Kjo është si pasojë e marrëveshjeve të Brukselit, e që realisht paraqet shkelje të Kushtetutës së Kosovës, pasi që kjo Kushtetutë, iu garanton qytetarëve të Kosovës mosdiskriminim në baza etnike, politike, racore sa i përket mundësisë së punësimit.

Por përveç diskriminimeve të lartcekura, serbet nuk lejojnë shqiptarët as të rindërtojnë shtëpitë e tyre, në mënyrë që të pamundësohet kthimi i shqiptarëve.

Gjithashtu serbët nuk paguajnë asnjë faturë të rrymës apo shpenzimeve tjera, e mos të flasim për regjistrim të veturave apo taksave tjera që do të duhej të derdheshin në buxhetin e Kosovës. Ligjet dhe taksat në fjalë vlejnë në mënyrë rigoroze vetëm për shqiptarët e Kosovës.

Serbët në veri përveç që nuk paguajnë energjinë elektrike, ata në fillim të vitit i kanë dërguar fatura shqiptarëve të asaj ane që t’i paguajnë faturat e energjisë elektrike për buxhetin e Serbisë, në të kundërtën i kanë kërcënuar me ndërprerje të energjisë elektrike. Vërejtja me shkrim, që ju është dorëzuar shqiptarëve, përfundon kështu: “Të tregojmë se i respektojmë institucionet e Republikës së Serbisë në këto hapësira, duke i kryer obligimet tona”.

Në lidhje me situatën atje, institucionet qeveritare vazhdojnë të heshtin dhe të mos flasin për këto probleme, ndërsa gojën e kanë plotë me sovranitet dhe shtrirje të vazhdueshme të shtetit të Kosovës në këtë pjesë, ndërsa realiteti tregon krejt diçka tjetër.

Së fundi përfaqësues të listës “serbska” kanë kërkuar që të formohet edhe një batalion etnik serbë në veri dhe me komandant serbë, si kusht për ta votuar ligjin për FSK-në, që e shndërron këtë forcë në ushtri të Kosovës.

/tesheshi.com/

Tags: diskriminimi shqiptarevemitrovic

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Next Post
Premtimi i qeverisë: Stadiumi i ri i Shkodrës, më i bukuri në rajon

Premtimi i qeverisë: Stadiumi i ri i Shkodrës, më i bukuri në rajon

Vrasjet në Thumanë, policia: 10 000 euro për informacionet mbi gjetjen e autorëve të krimit

Vrasjet në Thumanë, policia: 10 000 euro për informacionet mbi gjetjen e autorëve të krimit

Kosovë, borxhi publik, 622.1 milionë euro

Kosovë, borxhi publik, 622.1 milionë euro

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni