Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja sa shqiptarë kërkuan azil nëpër Europë tre vitet e fundit; dhe ja sa të huaj kërkuan azil në Shqipëri

by te Sheshi
13/04/2015
in Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Ja sa shqiptarë kërkuan azil nëpër Europë tre vitet e fundit; dhe ja sa të huaj kërkuan azil në Shqipëri

Nga Alba Skëndaj

Raporti për Shqipërinë: Në 3 vite  rriten me 28 % kërkesat për azil në BE

Numri i shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e BE; ka pësuar një rritje në tre vitet e fundit e cila rezulton rreth 28 %. Sipas një raporti të Ministrisë së Brendshme, vendet kryesore ku shtetasit shqiptar kanë kërkuar azil janë  Gjermania, Suedia, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika. Ndër shkaqet kryesore dominojnë gjakmarrja dhe ekonomia.

Situata në Kukës

kukes4_1

Madje ditët e fundit është shënuar një fluksi i pazakontë i qytetarëve shqiptarë nga Kukësi që duan të kërkojnë azil në Gjermani. Vetë Ministria e Brendshme e ka konfirmuar se janë shtuar aplikimet për pasaporta biometrike, por u bën thirrje qytetarëve të distancohen nga çdo iniciativë ose ofertë me qëllim mashtrimi për azil të kundraligjshëm në vendet e Bashkimit Europian.

Kërkesat ndër vite

Të ndara sipas viteve, kërkesat për azilkërkues ndahen në: 3190 kërkesa për azil në vitin 2011; numërohen 7336 kërkesa për azil në vitin 2012; në vitin  2013- numërohen 11047 kërkesa për azil, ndësa në vitin 2014 numërohen 13,540 kërkesa për azil. Sipas statistikave të bëra publike nga një studim i Ministrisë së Punëve të Brendshme, në kërkesat për azil dominojnë meshkujt dhe, pavarësisht situatës alarmante të azilkërkuesve, ka pasur edhe kthime vullnetare, ku nga viti 2009 deri në 2013 numërohen mbi 133 mijë shqiptarë të kthyer vullnetarisht nga vendet ku kanë synuar të pranohen si azilantë.

Kthimet

35-shtetas-shqiptarë-me-qëndrim-të-parregullt-në-Britani-dhe-Francë-u-kthyen-sot-ne-aeroportin-e-Rinasit-2

Edhe përsa i përket kthimeve nga vendet e BE-së  sipas të dhënave të Drejtorisë së Migracionit dhe Ripranimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, rezulton se rreth 95 % e emigrantëve të parregullt të kthyer kanë qenë meshkuj kundrejt 5 % të gjinisë femër. Ndërkohë sipas INSTAT dhe IOM,  rezultojnë gjithsej 133 mijë e 544 emigrantë shqiptarë të moshës 18 vjeç e lart  që janë kthyer në Shqipëri për periudhën 2009-2013. Me gjithë statistikat e publikuara jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sfidë mbetet sigurimi i të dhënave të sakta të lëvizjeve migratore, pasi është një fenomen gjithmonë në ndryshim. Në total numri i emigrantëve shqiptarë jashtë vendit llogaritet në 1 milionë e 252 mijë e 66 shtetas shqiptarë, gjithmonë referuar statistikave zyrtare të INSTAT, pa llogaritur këtu numrin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë ilegalisht në vende të ndryshme të BE-së.

Azilkërkuesit sipas viteve

  • 2011- numërohen 3190 kërkesa për azil
  • 2012- numërohen 7336 kërkesa për azil
  • 2013- numërohen 11047 kërkesa për azil
  • 2014- numërohen 13,540 kërkesa për azil

Ligj i ri për azilkërkuesit në Shqipëri

Ndërkohë edhe kërkesat për azil në Shqipëri kanë tendencë rritje, aq më tepër tani që ligji i ri për azilkërkuesit ofron  më shumë mbrojtje dhe mbështetje për ta. Megjithatë kjo ka një kosto për buxhetin e shtetit që aktualisht harxhon 33 milionë lekë në vit, por me kërkesat në rritje edhe kostoja do jetë më e lartë. Vetëm për shpenzime personeli, qendra pritëse e azilkërkuesve ka një kosto vjetore prej 10 milionë lekësh, ndërsa  për shërbime të tjera shkojnë deri në 22 milionë lekë.

azil-kerkuekues-ne-berlin

Pavarësisht kësaj kosotje, shteti shqiptar po ndeshet me një tendencë rritje të azilkërkuesve të huaj. Nuk ka të dhëna të fundit, por mësohet se deri në maj të 2013-ës, Shqipëria u ka dhënë azil 89 personave, ndërsa në listën e pritjes për të marrë azil janë dhe 150 vetë.  Ndryshimet e reja që iu bën ligjit për azilkërkuesit në Shqipëri parashikojnë më shumë të drejta për ta, si bashkimet familjare, procedura lehtësuese dhe më tepër mbrojtje për azilantët, ku refugjatët kanë të drejtë të arsimohen, të pajisen me leje pune, për trajtim social, si edhe për t’u strehuar. Legjislacioni shqiptar është afruar tërësisht me atë të Bashkimit Europian.

Dokumentet

Azilkërkuesi pajiset me këto dokumente: vërtetimin e dorëzimit të aplikimit për azil; leje të përkohshme qëndrimi, të lëshuar nga autoritetet për të huajt, sipas procedurave të parashikuara nga ligji për të huajt, e cila shërben edhe si dokument identifikimi; leje pune. Refugjati pajiset me: letërnjoftim elektronik; dokument udhëtimi; leje të përhershme qëndrimi. Aplikimi për azil plotësohet me shkrim, nëse personi nuk kupton gjuhën me të cilën zhvillohet procedura, atij i sigurohet përkthyes në gjuhën që ai kupton. Aplikimi, përveç identitetit, duhet të përmbajë dhe shkaqet për të cilat azilkërkuesi kërkon mbrojtje në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Arsimimi dhe punësimi

Refugjatët kanë të drejtë të arsimohen, sipas nenit 50, në përputhje me legjislacionin në fuqi, mësimin e gjuhës shqipe (neni 51), të drejtën për punë dhe të drejtën për t’u pajisur me leje pune, regjistrimin e refugjatëve pranë zyrës së punësimit ku kanë vendbanimin e tyre, për trajtim social, për të përfituar nga skemat e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore, e drejta për t’u strehuar. Sipas draftit të ri, buxheti për Qendrën Kombëtare Pritëse të Azilkërkuesve në total për këtë institucion është 33.3 milionë lekë nga të cilat: shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore, 10.7 milionë lekë, ndërsa shpenzimet për mallra, shërbime, transferta për buxhetet familjare janë 22.6 milionë lekë. Megjithatë nga institucionet përkatëse buxheti, konsiderohet i pamajftueshëm dhe pritet të ketë fond shtesë dhe buxhet të veçantë. /tesheshi.com/

Related Posts

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Aviacioni turk: një dënim “për padurim”
Sociale & Shoqëri

Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

19/05/2025
Next Post
Arabia Saudite: Nuk jemi në luftë me Iranin

Arabia Saudite: Nuk jemi në luftë me Iranin

Medvedev: Greqia partner primar i yni në Europë

Medvedev: Greqia partner primar i yni në Europë

EULEX, përgjegjës për të kryer hetime për krimet në Kralan të Gjakovës

EULEX, përgjegjës për të kryer hetime për krimet në Kralan të Gjakovës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni