Me shfaqjen e trendeve të rinj, sidomos të atyre që vijnë nga mania e rrjete sociale, librave ju ngelet gjithnjë e më pak vend.
Dikur i cilësuar si rruga e garantuar drejt suksesit, sot librat e rinj tërheqin më pak lexues. Librat më të shitur dikur quheshin “bestseller”, një term ky gjithnjë e më pak i dëgjuar, dhe me gjasë i zëvendësuar me shprehjen “influencer”, duke aluduar në personalitetet që guxojnë të paraqesin veten si “role model”.
Kur njëherë e kishin pyetur sipërmarrësin e njohur amerikan Warren Buffett-in për sekretin e tij drejt suksesit, ai e kishte drejtuar gishtin kah një grumbull librash dhe kishte thënë: “Lexoni 500 faqe çdo ditë …”
Ndoshta ju nuk mund arrini 500 faqe në ditë, por, sipas ekspertëve, duke u përkushtuar ju mund të arrini t’i lexoni deri në 200 libra brenda një viti.
Vendimi për të filluar të lexoni mund të jetë një nga vendimet më të rëndësishme në jetën tuaj.
Librat jua japin guximin për të udhëtuar, guximin për ta lënë punën nëse nuk jeni të kënaqur.
Sidoqoftë, çfarë nevojitet për t’i lexuar 200 libra në vit? Epo, gjithçka është matematikë e thjeshtë dhe leximi i 200 librave në vit nuk është aspak gjë e vështirë.
Një matematikë e kapshme…
Fillimisht, le t’i shikojmë dy statistika të shpejta:
– Mesatarisht një amerikan i lexon 200-400 fjalë për minutë (nëse jeni lexues i rregullt, ju mund t’i lexoni 400 fjalë për minutë)
– Librat jo-triller i kanë mesatarisht 50,00 fjalë
Tani, le t’i bëjmë disa kalkulime të shpejta:
– 200 libra + 50,000 fjalë/libër = 10 milionë fjalë
– 10 milionë fjalë/400 fjalë për minutë – 25,000 minuta
– 25,000 minuta/60 = 417 orë
Pra, kjo është logjika – për t’i lexuar 200 libra, ndani 417 orë në vit për të lexuar. E para se të ankoheni se nuk keni kohë, ne do t’ju tregojmë se faktikisht keni mjaft kohë. Tani prapë duhet t’i shikojmë dy statistika të thjeshta.
Ja sa shumë kohë shpenzon një amerikan në rrjete sociale dhe pranë televizorit në vit:
– 608 orë në rrjete sociale
– 1642 orë pranë televizorit
Pra, nëse keni veç pak shprehi të ngjashme me ato të një amerikani mesatar, ju i hidhni 2250 orë në vit në kosh mbeturinash. Nëse atë kohë do ta shpenzonit duke lexuar, ju do të mund t’i lexonit mbi 1,000 libra në vit. /tesheshi.com/