Ka dalë më në fund në publik, në mënyrë të detajuar, plani franko-gjerman për dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Është EURACTIV që shkruan se ka siguruar nga një burim i besueshëm propozimin në fjalë të dy fuqive, për të cilin Prishtina ka dhënë një “Ok” paraprak, ndërsa Beogradi nuk është shprehur ende, por përflitet se nuk e pranon.
Përmbajtja është kjo:
Neni 1
Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë raporte normale dhe të mira fqinjësore me njëra-tjetrën, bazuar në të drejtat e barabarta.
Neni 2
Kosova dhe Serbia do të udhëhiqen nga aspiratat e tyre të përbashkëta për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në përputhje me MSA-në (Marrëveshjet e Stabilizim Asocimit), të nënshkruara nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin çfarëdo mosmarrëveshje mes tyre ekskluzivisht me mjetet paqësore dhe të përmbahen nga kërcënimi apo përdorimi i forcës.
Neni 3
Ato riafirmojnë paprekshmërinë, tani dhe të ardhmen, të kufijve ekzistues mes tyre dhe zotohen për respektim të plotë të integritetit territorial të njëra-tjetres.
Neni 4
Kosova dhe Serbia vazhdojnë me pohimin se asnjë nga të dy palët nuk e përfaqëson tjetrën në sferën ndërkombëtare dhe as nuk vepron në emër të tjetrës.
Neni 5
Kosova dhe Serbia duhet të promovojnë raporte paqësore në Ballkanin Perëndimor dhe të kontribuojnë në siruginë rajonale dhe bashkëpunimin në Evropë.
Neni 6
Kosova dhe Serbia vazhdojnë me respektimin reciprok të juridiksionit të secilës palë.
Neni 7
Kosova dhe Serbia deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rregulluar cështjet praktike dhe humanitare në procesin e normalizimit të raporteve të tyre. Ato do të arrijnë marrëveshje me pikëpamjen e zhvillimit dhe promovimit mbi bazën e Traktatit të tanishëm dhe për përfitimet e tyre të ndërsjellta në fushën e ekonomisë, shkencës, teknologjisë, transportit, marrëthëniet gjyqësore, postave dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, sportit, mbrojtjes së ambientit dhe në fushat e tjera. Detajet janë pranuar në Protokollin Suplementar.
Neni 8
Kosova dhe Serbia do të shkëmbejnë misione të përhershme. Ato do të vendosen në selinë e qeverive përkatëse.
Pyetjet praktike që lidhën me vendosjen e misioneve do të trajtohen ndaras.
Neni 9
Kosova dhe Serbia pajtohen se Traktati i tanishëm nuk do të cenojë traktatet dhe marrëveshjet e mëhershme bilaterale dhe multilaterale, të arritura tashmë nga to ose për to. /tesheshi.com/