Kryeministri Kurti ka paralajmëruar një takim të mundshëm me Vuçiçn në Paris, pasi të dy do jenë pjesë në Forumit të Paqes në kryeqytetin francez.
Ai ka bërë me dije se do të udhëtojë për në Francë me gruan e tij, Ritën, me ftesë të presidentit Macron.
“Përveç punimeve dhe darkës përgjë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trilateral me Presidentin e Serbisë i cili po ashtu është i ftuar atje. Unë me vete do të kem ekipin tim gjashtëanëtarësh nga kryeministria”, tha Kurti në një mesazh video në FB.
Ai ka thënë se është i gatshëm për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër.
“I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne. Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë”, ka detajuar i pari i qeverisjes kosovare. /tesheshi.com/