Ndeshja miqësore ndërmjet klubit bullgar CSKA Sofjas dhe klubit izraelit MS Aschdod nuk doli të jetë edhe aq miqësore sikurse e kishte karakterin. Situata doli nga kontrolli, kur tifozët vendas vërshuan fushën për t’i sulmuar futbollistët kundërshtarë.
Një ndërhyrje e rëndë e futbollistit mysafir ka qenë pikënisja e gjithë këtij sherri, ndërkohë ndeshja po shkonte drejt fundit. Tifozët vendas pushtuan fushën e lojës dhe filluan sulmin ndaj lojtarëve izraelitë. Madje ata u detyruan të hipnin mbi tribunat qendrore të stadiumit në Sofje, disa prej tyre edhe i kaluan rrethojat e impiantit.
Ndiqeni videon: https://www.youtube.com/watch?v=VDo75mnomPg /tesheshi.com/