Izraeli rihapi ambasadën e vet në Egjipt, pas një mbylljeje prej katër vjetësh, ndërsa analistët thonë se një gjë e tillë reflekton përmirësimin e madh të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje. Ambasada izraelite u evakuua në vitin 2011 pasi protestuesit egjiptianë grisën flamurin izraelit dhe sulmuan ndërtesën në shenjë zemërimi ndaj një shkëmbimi zjarri në kufirin në Sinai, ku u vranë pesë roje kufitare nga ushtria izraelite.
“Marrëdhëniet egjiptiano-izraelite nuk janë të tensionuara aktualisht, e kjo kulminoi me rihapjen e ambasadës izraelite”, thonë analistët, sipas të cilëve janë “interesat e përbashkëta” ato që sollën edhe rihapjen e ambasadës, “pavarësisht kundërshtisë masive popullore për një riafrim mes dy vendeve”.
Analistët thonë se rihapja e ambasadës izraelite është një flirt i dy qeverive.
Egjipti është vendi i parë arab që njohu Izraelin pas nënshkrimit të traktatit të paqes, në vitin 1979.
Izraeli mbajti të pushtuar gadishullin Sinai të Egjiptit për gjashtë vjet, përpara se të niste lufta e vitit 1973 arabo-izraelite. Publiku egjiptian ka një opinion të kundërt me qeverinë, pasi ndihet i tronditur nga “dora e rëndë” që Izraeli përdor në trajtimin e palestinezëve në territoret e pushtuara. /tesheshi.com/