Policia izraelite ndërhyri në Al-Quds/Jerusalemin Lindor të pushtuar kundër palestinezëve që morën pjesë në festë pasi skuadra marokene e futbollit arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës që luhet në Katar.
Palestinezët festuan suksesin historik të Marokut me valëvitje flamuri, fishekzjarre dhe pishtarë deri në orët e vona të natës së kaluar.
Qindra palestinezë u mblodhën në portën e Damaskut në Jerusalemin Lindor, ku kënduan këngë dhe brohoritën parulla.
Policia izraelite ndërhyri në një moment dhe tentoi me shkopinj për të larguar turmën nga ai vend.
Pas ndërhyrjes së policisë, një grup palestinezësh u larguan në rrugët anësore.
Skuadra marokene e futbollit mposhti Portugalinë me rezultat 1:0 të shtunën dhe kështu arriti suksesin më të madh në histori duke kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Botës.
Kombëtarja marokene u bë skuadra e parë afrikane në histori që u rendit në mesin e katër skuadrave më të mira në botë. Maroku do të luajë kundër Francës në gjysmëfinale të mërkurën. /tesheshi.com/