Humbja e së shtunës ndaj Werder Bremen ishte “pika e fundit” që derdhi kupën për trajnerin e Borusias së Dordmundit, Peter Bozs. Klubi ka njoftuar shkarkimin e tij konsensual, pas 7 humbjeve rradhazi që verdh e zinjtë kanë pësuar në të gjitha kompeticionet ku marrin pjesë.
Ish-trajneri i Ajaksit, që u thirr në Dordmund për t’i dhënë Borusias, “freskinë” e filozofisë holandeze, nuk ka mundur të përshtatet në futbollin gjerman. Në vendin e tij klubi ka emëruar Peter Stoger, një njohje e vjetër e Bundesligës.
Borusia aktualisht ka zbritur në vendin e pestë në kampionatin gjerman, renditje që është larg pritshmërive të klubit, që synon pjesmarrjen në Champions League. /tesheshi.com/