Katër marokenë janë dëbuar nga Italia. Urdhri i dhënë nga Ministria e Brendshme italiane për dëbimin e 4 personave me nënshtetësi marokene të akuzuar si përhapës të propagandës xhihadiste.
Në hetimin në të cilin janë të përfshirë disa dhjetëra persona, prokuroria ka kërkuar disa kohë më parë marrjen e masave parandaluese, kërkesë kjo që u hodh poshtë nga ana e gjykatës.
“Firmosa këtë dekret për arsye të sigurisë së shtetit. Bëhet fjalë për katër subjektet cilët kanë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, për përhapjen e ekstremizmit të dhunshëm”,- tha ministri i Brendshëm Angelino Alfano, duke komentuar dekretin e firmosur nga vetë ai, për dëbimin./tesheshi.com/