Tavani i një manastiri u shemb mbi të ftuarit në një dasmë në Itali dhe të paktën 35 persona u plagosën, gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë, raportojnë mediat italiane. Mes të shtruarve janë dhëndri dhe nusja.
Aksidenti ka ndodhur në Pontelungo, në periferi të qytetit, në ish-manastirin Giaçherino, i cili përdorej si vend argëtimi. Tavani u shemb në katin e parë.
Ndonëse disa njerëz tashmë kishin dalë nga manastiri, rreth gjashtëdhjetë, kryesisht të rinj, mbetën në sallë dhe kërcenin kur papritmas u ra tavani.
Soccorritori di 118 e vigili del fuoco al ristorante dell'ex #Convento di #Giaccherino in località #Pontelungo dove c'era il ricevimento per un matrimonio è crollato il pavimento di un solaio «Sarebbero coinvolte circa 60-70 persone non ci sarebbero morti #news #Pistoia pic.twitter.com/8i159Ms5Z6
— Toni Bryan (@bryan_toni76649) January 13, 2024
Me dhjetëra ambulanca, zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendin e aksidentit dhe ka ardhur edhe kryebashkiaku Alessandro Tomasi, i cili ka thënë se spitaleve u është thënë të përgatiten për të pritur një numër më të madh pacientësh.
Kreu i Toskanës, Eugenio Giani, njoftoi në Facebook se më shumë se 100 shpëtimtarë ndodhen në vendin e aksidentit. Ai tha se kjo mund të ishte një tragjedi e tmerrshme dhe falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në operacionin e shpëtimit. /tesheshi.com/