Një shqiptar vrau me thikë ish-bashkëshorten e tij hungareze. Krimi ka ndodhur në komunën e Casales (Itali), ndërsa autori Kujtim Hasanaj, 49 vjeç, u arrestua.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, ku Hasanaj qëlloi me thikën e kushinës ish-bashkëshorten e tij Elena Seprodi, me kombësi hungareze. E gjitha ndodhi pas një zënke mes ish-bashkëshortëve.
Vrasja u krye në një ndërtesë dy katëshe në hyrje të qytetit, një zonë pranë së cilës kanë zyrat edhe Mbrojtja Civile, ndërsa shumë pranë ndodhet edhe një spital.
Të parët që ndërhynë ishin disa oficerë të policisë komunale, të cilët po shkonin drejt Mbrojtjes Civile, por që në një moment dëgjuan të qarat dhe britmat e gruas.
Viktima u gjet në dysheme, ndërsa pranë saj qëndronte ish-bashkëshorti me thikën në duart e gjakosura.
Mediat italiane shkruajnë se shkak i sherrit mendohet se janë problemet ekonomike dhe xhelozia.
Çifti kishte një fëmijë. /tesheshi.com/