Dy krerët e mazhorancës qevrisëse italiane i kanë prezantuar Presidentit të Republikës, Sergio Matarella emrin e Giusepe Conte-s si kandidat për postin e kryeministrit.
Emërimi do të bëhet ndoshta nesër pas një konsultimi që Matarella pritet të bëjë edhe me partitë e opozitës.
Vetë lideri i 5 Yjeve, Luigi di Maio do të marrë në dorë ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe të Punës.
Giampiero Massolo, ambasador ekspert për shërbimet sekrete, pritet të emërohet ministër i Jashtëm.
Kreu i Lega Nord, Matteo Salvini pritet të emërohet ministër i Brendshëm.
Por më shumë se emrat problem është politika e kësaj qeverie, e cila pritet të ndryshojë gjithçka në kursin italian, duke nisur nga emigracioni dhe taksat. /tesheshi.com/