Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si po lulëzon Islami në Kubën komuniste

by Te Sheshi
04/07/2016
in Kryesore, Reportazhe, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Si po lulëzon Islami në Kubën komuniste

Nga Kamilia Lahrichi

HAVANA – Ndërsa ritmet e salsës kubaneze ziejnë përgjatë rrugës Obispo në pjesën më të vjetër të këtij kryeqyteti të Karaibeve, njerëz me mjekra i ngrejnë duart në vesh dhe vështrojnë për nga lindja, drejt Mekës.

Ata pëshpërisin së bashku, “Allahu Ekber,” Allahu është më i Madhi! Këndojnë ajete nga Kur’ani, përkulen, e i vendosin kokën, gjunjët dhe duart mbi sixhadet orientale.

Së bashku përfaqësojnë një grup në lulëzim të ndjekësve islamë në më të pagjasshmin e vendeve: në Kubën komuniste.

Teksa muslimanët anembanë globit kremtojnë muajin e madhëruar të Ramazanit, që nisi në fillim të qershorit, atyre u janë bashkuar një bashkësi e vogël, por e gjallërishme, muslimanësh, rreth 10.000, bazuar në vlerësimin e tyre, që po i shkrijnë bashkë vlerat islame dhe zakonet amerikanolatine në Kubë. Tani ata po i kryejnë faljet e tyre të përditshme brenda së parës xhami të Kubës, në një ishull ku bashkëshoqërues kanë qenë më së shumti Katolicizmi dhe Santeria.

“Islami ka qenë i rëndësishëm në kulturën kubane që me ardhjen në ishull të Kristofor Kolombit,” thotë Marta Linares Gonzalez, 60 vjeç, e cila është kthyer në Islam dhe ka zgjedhur emrin islam Fatime. “Ai erdhi me skllevërit maurë, të cilët janë pjesë e kulturës spanjolle.”

Pak pasi Fidel Kastro mori kontrollin e Kubës në vitin 1959, ai krijoi një qeveri komuniste, plotësuar me ndalimet mbi fenë. Kishat katolike u mbyllën, shkollat fetare të të gjitha llojeve u detyruan të mbledhin plaçkat e të lënë ishullin, dhe kubanezët nisën t’i luteshin çdo ditë Zotit veçmas.

Me kalimin e viteve, qeveria kubaneze nisi t’i lehtësojë këto kufizime. U lejua një shprehje e lirë e Katolicizmit, fesë mbizotëruese në ishull, dhe të njëjtën gjë pa dhe Santeria, përzierja e besimeve afrikane, katolike dhe të Karaibeve, e bërë popullore në tërë Kubën.

Besimi islam ka zënë vend gjithashtu në vitet e fundit.

Pedro Lazo Torres, i njohur si Imam Jahja, tregon se në Kubë kishte aq pak muslimanë, sa mund ta falnin namazin brenda shtëpisë së ndonjërit. Duke u shtuar, faljet u kryen dhe në rrugë. Torres është tani kryetar i Ligës Islame të Kubës, e thotë se numri i kubanezëve që kërkojnë të konvertohen vazhdon të rritet.

Ai tani e zhvillon veprimtarinë nga një xhami që u inaugurua në qershorin e 2015-tës falë financimit prej presidentit të Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan. E gjendur në Havanën e Vjetër, xhamia qëndron pranë një muzeu islam, të njohur si Shtëpia Arabe, dhe u ka vënë vulën kopjeve të reja të Kur’anit në spanjisht e arabisht.

Torres bën me dije se popullsia muslimane është rritur pjesërisht për shkak të studentëve që udhëtojnë për në Kubë nga Çadi, Nigeri, Nigeria e Ruanda. Pasi një tërmet goditi Pakistanin në vitin 2005, qindra pakistanezë u vendosën në Kubë, e atyre iu dha bursë nga qeveria.

Por për ishullin që sheh pak emigracion, shumica e muslimanëve në Kubë janë të konvertuar.

“Nëntëdhjetë e nëntë për qind e muslimanëve kubanezë janë të konvertuar në Islam, e jo me prejardhje nga arabët,” thotë Ahmed Abuero, udhëheqësi fetar i xhamisë.

Kalimi ishte i vështirë për Abueron, 48 vjeç, i cili u konvertua 17 vite të shkuara, pasi lexoi biografinë e636028988386814097-IMG-1430 Malcolm X-it.

“Ishte e vështirë në fillimi, sepse duhet të ndaloja së piri alkool, së pari femra, së luajturi, së ngrëni mish derri e së piri rum, gjëra që i bën çdo kubanez,” zë e flet ai.

“Natën që u ktheva në Islam nuk munda të flija. E dija se dita tjetër e jetës sime do të ndryshonte përgjithmonë.”

Mësuesi i fizkulturës thotë se shtrirja e Islamit është e vështirë në Kubë dhe në Amerikën Latine, një rajon ku pak dihet për besimin islam, pak mirëkuptim ka për të, e pak është i hapur ndaj tij.

“Ne nuk kemi shfaqje televizive mbi muslimanët apo lajme të mira rreth Islamit, kështu që bisedojmë me njerëzit për t’i mësuar mbi këtë fe,” sqaron Abuero.

Ca që jetojnë pranë xhamisë i kanë pranuar fqinjët e rinj.

“Eshtë e vërtetë se plot gjëra negative po thuhen për muslimanët në botë, veçanërisht në Lindjen e Mesme,” thotë Marlina Barbosa, një 67-vjeçare që jep dhoma me qira për të huajt në Havanën e Vjetër. “Po nuk më bezdis fakti që shoh muslimanë në Kubë. Çdokush duhet të jetë në gjendje ta praktikojë në paqe fenë e tij apo të saj. Ne kubanezët jemi shumë të hapur.”

Abuero e quan pjesë të përgjegjësisë së tij që t’u flasë mbi fenë njerëzve si Barbosa. Ai shëtit çdo të mërkurë dhe të enjte në lagje të ndryshme të Havanës me një grup muslimanësh kubanezë, të veshur me veshjen e bardhë tradicionale, për t’u folur mbi fenë e tyre shpirtrave kureshtarë.

“Eshtë detyrë e çdo muslimani,” shprehet ai.

Duke qëndruar në pragun e derës së xhamisë, Carlos Manuel, te të shtatëmbëdhjetat, një student infermierie që ka zgjedhur të mbajë emrin islam Ahmed Abdelselam, rrëfen se u kthye në Islam mbi një vit më parë.

“Të tre vëllezërit e mi janë të krishterë,” tregon ai. “Tani për tani!”

Abuero e dëgjon këtë dhe përshpërit, “Inshallah,” apo, “Në dashtë Zoti!”

Marrë nga USA Today

Përktheu: Bujar M. Hoxha – /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Izraeli miraton ndërtimin e 800 ngulimeve të reja ilegale në tokat palestineze

Izraeli miraton ndërtimin e 800 ngulimeve të reja ilegale në tokat palestineze

Ushqimet që duhet të shmangin gratë shtatzënë

Ushqimet që duhet të shmangin gratë shtatzënë

Kryeplaku i Dhërmiut: Ne, fshati me më shumë kisha në botë…

Kryeplaku i Dhërmiut: Ne, fshati me më shumë kisha në botë...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni