Debati politik në Kosovës mbi korrigjimin e kufijve, tezë e promovuar e mbrojtur nga presidenti Thaçi, ka përfshirë dhe të ndjerin ish-presidenti Rugova.
Ka qenë pikërisht Thaçi ai i cili ka thënë se idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë e ka marrë nga presidenti Rugova që në vitin 1994, nga akademik Nexhat Daci gjithashtu, si dhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.
Por nga LDK-ja e Rugovës, është reaguar menjëherë duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.
Avdulah Hoti, kreu i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike, mohoi pretendimet e Thaçit, që Rugova të ketë mbrojtuar ndarjen e territorit të Kosovës në vitin 1994.
“Kjo është e vërtetë. Presidenti aktual nuk mund të mbështetet në deklaratat e Presidentit Rugova për të fituar legjitimitet për veprimtari antikushtetuese”, ka shkruar Hoti.
Si provë e pretendimit të tij, Hoti ka publikuar një pjesë të intervistës që Rugova i dha Zërit në vitin 2004. /tesheshi.com/