Ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad zbuloi gjatë një interviste me CNN Turk se kreu i njësisë së shërbimit sekret, i cili u krijua për të synuar agjentët e Mossad-it në vend, doli të ishte një agjent izraelit.
Duke folur për CNN Turk, Ahmadinexhad tha se 20 agjentë të tjerë në ekipin e inteligjencës iraniane të ngarkuar me monitorimin e aktiviteteve të inteligjencës izraelite janë kthyer gjithashtu kundër Teheranit, raporton The Times Of Israel.
Agjentë të dyfishtë dyshohet se i kanë transmetuar Izraelit informacione të ndjeshme në lidhje me programin bërthamor të Iranit, përfundon ish-presidenti.
Muajin e kaluar, Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit tha se 12 persona u arrestuan me dyshimin se shërbenin si operativë që punonin me Izraelin dhe komplotonin kundër Iranit. /tesheshi.com/