Mit’hat Havari, ish-drejtues i lartë i policisë, ka denoncuar një rast mbi infiltrimin e ish-spiunëve të Sigurimit të Shtetit në strukturën e mazhorancës së djathtë kur morën pushtetin në vitin 1992.
Havari tregon bisedat me Sabri Godon dhe Ylli Rakipin në gazetën e së djathtës.
Ja postimi i plotë
Në kohet e mia të “lavdishme” kur kryeja detyren e drejtorit te policisë ne Elbasan ne vite 1992 1994 punoja fort me idealizem , perkushtim e profesionizem per vendosjen e rendit publik qe ishte aq i ndjeshem per qytetaret pa dallim feje krahine ideje .
Sigurisht formimi im si njeri nuk bente diferencime me kategorinë e shkelesve te ligjit , por ndeshkoheshin te barabarte .
Sjellja ime “harbute”me njerezit e partisë ne pushtet dhe aleatet e saj , kishte rene ne sy per “keq” dhe kjo gje nuk ju pelqente , ju kisha prere krahet thotë populli , nuk po fusnin gje ne dhembe , as kjoskat nuk i lejova te ndertoheshin , ato mbine si kerpurdhat pas largimit tim .
Ne ate periudhe ishte vetem TVSH , dhe pak gazeta partiake , midis tyre dhe Republika , organ i P.Republikane dhe shefi i saj ishte i ndjeri Sabri Godo .
Kjo gazete kishte filluar nje fushate “armiqesore” ndaj meje ku nepermjet shpifjeve dizinformonin opinionin publik rreth personit tim dhe punes qe kryeja .
Kujtoj qe rendi publik ne Elbasan ne ate periudhe ishte model , sigurisht nuk behet fjale per ngjarje te renda si ajo qe ndodhi dite me pare ne Elbasan . Isha “mbret” i ligjit ne ate qytet te bukur dhe me njerez te mire.
Une nuk kisha kohe te lexoja shtypin e dites dhe nese vëreja ndonje gje kunder meje , nuk e merrja seriozisht , pasi e dija kush isha dhe ç’pune te veshtire kryeja .
Nje dite babai im me thote:” More , bir ç’ka ajo gazeta Republika qe te sulmon aq keq “?.
Nuk e di iu pergjigja Xhevit Havarit arsyen, por as me shqeteson kjo gje, nuk varem nga ai , une kam minister , kryeminister e president nga partia ne pushtet etj.
Por im ate nguli kembe te takoja Sabri Godon duke me thene se ishte dhe “anëtar i byrosë politike” me qesendi, jo per gje por i thone nje fjale ” shpif shpif se diçka do mbetet “.
E degjova keshillen aterore , e nje dite shkova tek selia e PR qe ndodhej mbi maternitetin “Nena Mbretëreshë”, te rruga ” Zogu i pare ” sot .
Takova Ylli Rakipin kryeredaktor i gazetes , te cilin e njihja pak ne Elbasan dhe e pyeta , perse me sulmoni , ku i gjeni argumentat , do ju hedh ne gjyq etj .
Ylli me tha se ke nga une, por dhe ngriti gishtin e madh te dores , e kuptova iu pergjigja, me krijon nje takim me z.Godo ?, po mor tha Ylli dhe per pak minuta u gjenda ne zyren e kryetarit .
E pershendeta ashtu si di une me dinjitet e serioz , Godo nuk i ngriti syte , veç me dha nje koke te ftohte , nuk mu durua dhe ju drejtova me fjalet ” z.Godo po ju ngrini koken me shihni ne sy , une nuk jam ndonje rrugaç , por zyrtar shteti , as ju kam vrare e prere .
Pauz , ngriti koken e me tha ; Ju Dukatasit jini trima , edhe te mençur ja ktheva, po po vazhdoi edhe ironiker jini , nuk fola shenje respekti nga ana ime.
Perse me sulmoni ju drejtova me gazeten tuaj ?!. Po ja ma ktheu rende rende atje ne Elbasan flasin keq per ty etj.
Normal ja ktheva une nuk jam drejtor i baletit edhe atje do me sulmonin nese nuk lejoja padrejtesi , e jo qe jam kryetar i rendit publik dhe sigurisht prish interesa te shumëfishta etj, argumenta te ketij lloi nga ana ime.
Z.Godo vazhdova une kerkoj qe ne 10 qyetare 7 te flasin mire , 3 keq , keshtu do ndihesha komod miq te gjith nuk i ben dot , nuk ben vellezerit e tu , e jo boten .
Vuri buzen ne gaz e shtoi , me pelqeu ky argument nuk e kisha degjuar me pare .
Pas kesaj biseda u shtrua dhe burri i urte por i “hidhur” , me beri te njohur nje fakt se kishim lidhje krushqie pasi vellai i babait tim Rrahman Havari kishte marre per grua kusheriren e pare te Sabriut nga Delvina e vila vinte nga rrace bejleresh .
U ndava me te , per tu takuar pas vitesh ne hotel Rogner ku mbi tavoline i vendosa nje dokument zyrtar ku shkruhej se zv .kryetari i PR ne Elbasan ne ato vite qe me sulmonin ne gazeten e tyre , kishte qene bashkepuntori i sigurimit te shtetit me pseudonim “Artilieri” i cili me kishte raportuar mua disa here ne zyrat famkeqe te organeve te diktatures se proletariatit .
Zotoi Godo pasi e lexoi me tha ; prandaj me servilosej ai mua ?.
Jo iu pergjigja , kjo ishte strategji per te goditur demokratet gjenetik , ju e vazhduat dhe me pas luften ndaj meje me ate gazete , deri sa ju denoncova ne gjykate dhe u ndeshkuat me 3 milione lek te vjetra dhe une nuk i mora leket , thjesht ju diskretitova publikisht .
U ndava me plakun Godo per te mos u takuar kurre me te .
E solla si kujtim te hidhur, pasi kane lene gjurme ne karieren time dhe jeten sigurisht. Ishte nje lufte e pa drejte qe me benin dhe qe nuk e meritoja . /tesheshi.com/