Ish-komandanti i luftës në Srebrenicë, Naser Oriç, duke komentuar vendimin gjyqēsor mbi Ratko Mladiqin, ka thënë se atij i dëshiron jetë sa më të gjatë.
Oriç ka thënë se nuk dëshiron të komentojë vendimin gjyqësor, sepse siç tha ai, janë gjykatësit ata që japin fjalën e fundit.
“Është shumë me rëndësi vetë kualifikimi i gjenocidit për Srebrenicën. Nga ana tjetër i dëshiroj Mlladiçit jetë të gjatë”.
“Tani do të ishte më së miri që populli i Serbisë, përkatësisht që shoqata e nënave të luftëtarëve serbë të vrarë, të kërkojnë përgjegjësi nga ai, për shkak se ka dërguar ushtarët serbë drejt vdekjes”, është shprehur ish-komandanti boshnjak i kuftës në Srebrenicë, i cili para pak kohësh u shpall i pafajshëm nga çdo aktakuzë e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës. /tesheshi.com/