Emri i Michael McFaul-it, që në vitet 2012-2014 shërbeu si ambasador i SHBA-së në Moskë, është vendosur në listën e sanksioneve të Rusisë, e nuk i lejohet të hyjë në atë vend.
Ministria e Jashtme ruse e ka konfirmuar ndalimin ndaj ish-ambasadorit, dhe siç një burim i këtij dikasteri i ka thënë agjencisë së lajmeve TASS, vendimi është marrë sepse ai ka luajtur “rol aktiv në rrënimin e marrëdhënieve dypalëshe, e vazhdimisht ka nxitur idenë e ushtrimit të presionit mbi Moskën.”
Vetë Michael McFaul ka shkruar në rrjetet sociale se vënia e emrit të tij në listën e sanksioneve ruse dhe ndalimi për të udhëtuar drejt Rusisë ishte për shkak të lidhjes së ngushtë me presidentin Obama.
McFaul ka uruar gjithashtu që të mos jetë gjithmonë në atë listë sanksionesh, duke shprehur zhgënjimin për vendimin.
Ish-ambasadori ka treguar se ka udhëtuar më herët qindra herë për në Rusi, se ka shumë miq atje, e se ka çuar një pjesë të mirë të karrierës duke e studiuar atë vend. /tesheshi.com/