Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, u diskutua nga qeveria kosovare në mbledhjen e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa. Ai e njoftoi kabinetin qeveritar se nënshkrimi i MSA-së do të bëhet në 27 tetor në Strasburg.
“Do ta nënshkruaj unë në emër të qeverisë, dhe poashtu do të kërkojmë sot autorizimin nga presidentja e Kosovës edhe për ministrin Çollaku, që të jetë së bashku me mua në nënshkrimin e marrëveshjes. Nga Bashkimi Evropian do ta nënshkruajnë përfaqësuesja e lartë Mogherini dhe komisioneri Hahn”, bëri të ditur kreu i qeverisë kosovare.
Deklarimi i tij me një “unë” të potencuar fort, ngjan si një rrahje gjoksi në këto ditë të vështira që po kalon ai dhe qeveria e tij, pas hedhjes së firmës për Zajednicën, riserbizimin e një pjesë të territorit të Kosovës. /tesheshi.com/