Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Trump, edhe më afër burgut

    Trump, edhe më afër burgut

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Trump, edhe më afër burgut

    Trump, edhe më afër burgut

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Te Sheshi
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Ngjarje tragjikomike: Kur Pazari i Korçës përmbytej nga tregtarët ortodoksë

Nga te Sheshi
25/10/2015
në Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 6 mins read
A A
Ngjarje tragjikomike: Kur Pazari i Korçës përmbytej nga tregtarët ortodoksë

Nga Vepror Hasani

28 gusht 1929. Ditë e mërkurë. Ora shënonte 16.30 minuta. Pas një shiu të rrëmbyeshëm, lumi i Korçës nisi të zbriste me gjëmime të frikshme. Ulërinte. Përpiqej të dilte nga shtrati e të merrte përpara gjithçka gjente. Kështu kishte ndodhur edhe 22 vjet më parë, më 18 qershor 1907, por për këtë përmbytje dimë shumë pak. Shkaktarët e përmbytjes së pazarit, në të dy rastet, ishin tregtarët ortodoksë. Pse pikërisht ata? Pasi të keni ndjekur ngjarjen deri në fund do të gjeni dhe arsyet. Ngjarja është sa tragjike aq edhe komike.

Tmerri i 28 gushtit 1929 u përcoll nga shtypi i kohës:

“Dje më ora 4.30, pasdarke, pas një shiu të rreptë, lumi i Korçës plasi në disa vende duke përhapur ujërat e tij nëpër qytet dhe sidomos në pjesën më të madhe të tregut. Inondacioni (përmbytja) e lumit ardhi brenda pak minutave duke përhapur një tmerr e panik të madh midis popullatës. Ujërat e rrëmbyera këputnë njëra pas tjetrës të 8-të urat e qytetit, materiali i të cilave u mblodh në hyrjen e tunelit, përpara rrugës kryesore të tregut, duke u ndalur kështu rrjedha e ujërave; këto në pak sekonda, çfrynë brenda në qytet, dhe veçan nëpër rrugët pranë lumit…”. (“Gazeta e Korçës”, 29 gusht 1929).

Vini re! Uji bllokohet te hyrja të tunelit.

Vijojmë rrëfimin:

“Njerëzia të trembur, i neveritnë (i braktisën) dyqanet dhe u mblodhë nëpër vende pak a shumë të lartë. Ishte me të vërtetë një pamje e tmerrshme. Ujërat rrëmbenin çdo gjë që gjenin përpara. Veçan, sheshi në hyrje të tregut, ku bashkoheshin ujërat që nga rruga e Postës, nga Tregu dhe nga bulevardi “Shën Gjergji”, si dhe vendet më të ulta e ato rreth lumit, patën dëme të mëdha. Pothuajse të gjitha qilaret nën dyqane u mbushën me ujë duke prishur krejt sendet e depozituara … Për fat të mirë, nuk u shënua asnjë viktimë. Dëmet materiale janë shumë të mëdha edhe mund të kapin gjer në 20.000 franga napolona … Nëpër shtëpitë anës lumit, pasi u zu gryka e tunelit, ujët arrin gjer në penxhere..”. (Po aty, “Gazeta e Korçës”)

Përsëri përmendet tuneli. Të gjithë tregtarët e dinë pse ndodh përmbytja e Pazarit.

Tmerri përshkruhet edhe nga një gazetë tjetër:

“… Nuk kish shkuar ende gjysmë ore kur dëgjohen zëra prej popullit që ndodhej nëpër rrugët e tregut: “Lumi, lumi po mbyt dyqanet!” Këto fjalë u përhapën me shpejtësinë e një rrufeje dhe populli nisi të çqetësohet. Panik! Gjëmë! Katastrofë! … gjithë urat që ndodheshin përmbi lumin në fjalë, që nga kafeneja e Pandës gjer në ndërtesa e vëllazërisë Rota u rrëzuan dhe u shkallmuan krejt. … Dëme të mëdha pësuan dyqanet që ndodhen pranë tunelit nën ndërtesën  e vëllazërisë Rota”. ( Kjo gazetë e vlerësonte dëmin 600.000 franga ar.) (Gazeta “Zëri i Korçës”, 31 gusht 1929)

Sipas shtypit, dyqanet e dëmtuara më shumë ishin ato pranë tunelit. Viktima të përmbytjes ishin gjithnjë tregtarët ortodoksë.

“Tegtarët që pësuan dëme më të mëdha janë:  Miçe Bakalli,  Lluka Fundo, Nasi Tego, Hotel Elbasani , vëllazëria Trebicka, Terent Skëndi, Dh. Bino, vëllazëria Ziko. S. Stratobërda, Safet Ismaili etj”.(Po aty, gazeta “Zëri i Korçës”)

Përveç tregtarëve ortodoksë, i rrezikur nga përmbytjet mbetej hotel “Elbasani”, tregtari Safet Ismaili dhe ndonjë tjetër, edhe pse ndodheshin në anën tjetër të lumit. Pse ndodhte kështu? Po e shpjegojmë tani:

Që nga dita e themelimit të qytetit të Korçës, (1486), kur u vu guri i parë në themelet e Xhamisë së Madhe e deri në vitin 1870 kur qyteti i Korçës u bë Prefekturë, pazari ishte pronë e qytetit të Korçës ku jetonin myslimanët, ndërsa nuk ishte shtrirë ende edhe në katundin e Peskëpisë, ose siç u quajt ndryshe më vonë, Varosh, ku banonon ortodoksët. Mundësia për të qenë edhe ortodoksët pjesë e pazarit, u krijua kur Korça u bë Prefekturë dhe disi më tepër, më 1879, kur Korça u bë Bashki.


Gjatë kësaj kohe, mbi lumin që ndante qytetin e Korçës me katundin Peskëpi, u ndërtua një urë prej guri me qëllim lidhjen e lagjeve të ortodoksëve me pazarin e Korçës. Sipas kodikut të Korçës, rruga nga kisha e “Shën Gjergjit” deri te Pazari ishte ndërtuar nga tregtarët myslimanë me shpenzimet e tyre. Tashmë ishin të shumtë ortodoksët që ëndërronin ndërtimin e një dyqani, një kafeneje, një kazinoje apo magazinë etj. Me dëshirën për të qenë sa më afër Pazarit, (por gjithnjë pa e kapërcyer lumin nga ana që shtrihej qyteti i Korçës), ndërtuan dyqane edhe mbi urën prej guri, edhe mbi lumin, duke krijuar kështu një pazar të vogël. Lumi i Korçës u shndërua në tunel, mbuluar prej ndërtesave dhe dyqaneve i cili do të shndërrohej në tragjedi-komedinë e Pazarit të Korçës

Urbanisti Pirro Thomo e përshkruan kështu fluksin e ndërtimeve në këtë kohë:

“Nyjet më të ngarkuara me lëvizje të qytetit, ishin rruga e “Shën Gjergjit”, ku derdhej së pari masa e njerëzve nga lagjet e banuara për në Pazar e në vazhdimin e saj, rruga kryesore e Pazarit. Në takimin e dy rrugëve u formua një shesh i vogël. Aty u ngritën një varg dyqanesh, hotelesh e hanesh, si hotel “Metropol”, “Telegraf” “Kostandinopol”, Kazinoja etj, pra ndërtime me një frekuentim masiv e të dendur. Nga fundi i shek XIX e fillim të shek XX, në këtë shesh u dendësuan edhe ndërtesat administrative Bashkia, Prefektura, Gjykata, Drejtoria e Financës, një farmaci, kisha e “Shën Gjergjit” dhe Kopështorja në oborrin e saj. (Pirro Thomo, “Korça, urbanistika dhe arkitektura”, Tiranë 2012, f., 146)

Mirëpo sa herë që lumi vinte rrëmbyeshëm për shkak të reshjeve, uji vinte deri te tuneli dhe aty bllokohej nga materialet që sillte me vete. Kalimi i ujit poshtë tunelit u bë i pamundur. Kthimi i Pazarit në normalitet ishte i mundimshëm dhe me kosto të shumta.

“Më ora 18.00 ushtarët e Batalionit Kufizor nën komandën e oficerit të tyre shkuan në vendin ku ndalohej rrjedha e ujërave dhe hapën tunelin duke hequr trarët etj dhe duke lënë kështu daljen e lirë të lumit të egërsuar. … Prefekti Hil Mosi i drejtoi sot komandantit të Qendrës së Instruksionit të Rojës, z. nënkolonel Palandri këtë letër:  Në rastin e inondatës që pësoi qyteti i Korçës më datën e djeshme, kjo Prefekturë e ndjen për detyrë të falenderojë zotërinë tuaj, oficerët dhe gjithë ushtarët e Batalionit të Rojës Mbretërore për zellin dhe energjinë që kanë treguar duke marrë pjesë në pastrimin e lumit e kështu e kanë siguruar qytetin e Korçës nga një inondatë e dytë që mundet me ndodhur…”.(“Gazeta e Korçës”, 29 gusht 1929)

Megjithatë, pas çdo përmbytje pritej ardhja e policit të Bashkisë Z. Qinam Gjergjevica, i cili hynte mes ujërave të rrëmbyera për të hapur dyer e haneve:

“Midis atyre që morrën pjesë aktive për të prerë hovin e ujit është për t’u uruar, veçanërisht polici i bashkisë z. Qinam Gjergjova (Gjergjevica), i cili duke hyrë në mes të valëve të tërbuara, mundi të hapë portën e një hani në pazarin e madh dhe t’ia kthejë kështu drejtimin e ujit jashtë qytetit. (Gazeta “Zëri i Korçës”, 29 gusht 1929)

Nga shumë intelektualë të Korçës u kërkua prishja e ndërtesave mbi lumë, por Bashkia bëri veshin e shurdhër. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe kur biznesmenët e qytetit iu drejtuan me anën e një letre:

“Oda e Ekonomisë i është drejtuar Bashkisë me një shkresë duke kërkuar eksproprijimin  dhe rrëzimin e  ndërtesave që ndodhen mbi urën e gurtë të tregut të Korçës, e cila urë shkakton inondacionet e lumit në qytet. Për eksproprijimin e shpejtë të këtyre ndërtesave, Oda e Ekonomisë premton që Bashkia do të ndihmohet dhe prej tregtarëve. (“Gazeta e Korçës”, 14 shkurt 1931)

Si gjithnjë, Bashkia nuk mori asnjë masë. Nga sa kuptohet, Bashkia dëshironte devijimin e lumit. Ideja u hodh nga kryebashkiaku Vasil Avrami. Dhe një ditë e devijuan rrjedhën e tij. Lumi i Korçës përfundoi jashtë qytetit. Kjo ishte një tragjikomedi tjetër për qytetin e Korçës, madje e pariparueshme më. Me ardhjen e komunisteve në pushtet nga pazari i ortodoksëve nuk mbeti asnjë gjurmë. Edhe pse i përgjysmuar, mbijetoi vetëm pazari 500-vjeçar i qytetit të Korçës. /tesheshi.com/

 

 

Të ngjashmeLajme

Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?
Ballkani

Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

31/03/2023
Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?
Amerika

Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

31/03/2023
Arrestimi i një shqiptari çajpirës, bujë në Angli
Sociale & Shoqëri

Arrestimi i një shqiptari çajpirës, bujë në Angli

31/03/2023
Lajme të tjera
VIDEO/Djeg një iPhone dhe një Samsung, ja cili është më rezistent

VIDEO/Djeg një iPhone dhe një Samsung, ja cili është më rezistent

VIDEO/E shpëton dhe e çon tek e ëma: ja se si e falënderon dreri i vogël

VIDEO/E shpëton dhe e çon tek e ëma: ja se si e falënderon dreri i vogël

Kriza kosovare e parë nga Maqedonia: Si komentohet sjellja opozitare dhe “Zajednica” e qeverisë

Kriza kosovare e parë nga Maqedonia: Si komentohet sjellja opozitare dhe “Zajednica” e qeverisë

TË FUNDIT

Pamjet: si e shkatërrojnë ukrainasit radarin e fuqishëm rus

Pamjet: si e shkatërrojnë ukrainasit radarin e fuqishëm rus

10 orë Më parë
Pamje: testi i tretë i Bayraktar Kızılelma

Pamje: testi i tretë i Bayraktar Kızılelma

13 orë Më parë
Sulmi më i fundit pirat në Gjirin e Guinesë

Sulmi më i fundit pirat në Gjirin e Guinesë

15 orë Më parë
Italia godet ChatGPT

Italia godet ChatGPT

15 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

31/03/2023
Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

31/03/2023
Arrestimi i një shqiptari çajpirës, bujë në Angli

Arrestimi i një shqiptari çajpirës, bujë në Angli

31/03/2023
Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

31/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist