Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha sot në Kuvendin e Kosovës se nuk ka asnjë kërkesë nga ministrat e Listës Serbe për kthimin në Qeveri.
Mustafa deklaroi se ka kërkuar nga ministrat serbë që të bisedojnë lidhur me këtë çështje, por ata ende nuk kanë shprehur gatishmëri.
“Kushte nuk kemi dhe nuk pranojmë asnjë kusht nga “Lista Srbska” për t’u kthyer në institucionet e Kosovës. Në marrëveshjen që e kemi nuk ka specifika të veçanta”, tha Mustafa, duke shtuar se nuk mund të ketë kushte të ndryshme për komunitetet në Kosovë.
Ndërsa në lidhje me shkarkimin e ish-ministrit Jabllanoviç, ai tha se nuk është e zakonshme të publikohen vendimet e kryeministrit, ku përfshihet edhe ai për shkarkimin e ministrit Jabllanoviç, por publikohen vetëm vendimet e Qeverisë së Kosovës. /tesheshi.com/