Të rinj demokratë kanë ironizuar emrat që pranuan të marrin mandatin e deputetit, ardhur nga lista e partisë së tyre, që, në vazhdën e akuzave aludohet se janë blerë me para nga Rama.
Në formën e një ftese për dasëm, ata i ngjitën sajesat e tyre hem serioze e hem satirike e sigurisht politike, në rrethimin e Namazgjasë në hyrje të parlamentit.
Në këtë të fundit u krye dhe betimi i një grupi tjetër që pranuan mandatin, mes tyre Ligoraq Karamelo dhe Lefter Maliqi.
Ky i fundit u ngjit menjëherë në podium duke lëshuar akuza ndaj kreut demokrat Basha dhe konkluduar: “Mos kujtoni se ju që jashtë, jeni më të mirë se ne që jemi këtu brenda. /tesheshi.com/