Dhënia e Nobelit për Peter Handke, vijon të jetë ednde temë debati në rajon, në kastën politike, elitën intelektuale, e në trajtime mediatike. Siç u pa, Akademia Suedeze nuk morri aspak parasysh sensitetet e prekura të Ballkanit, për t’i dhënë cmimin e madh në Letërsi një personi që ka qenë mik me Millosheviçin, e njëherësh ka bërë avokatin e luftrave të tij genocidale, sidomos në Bosnje e Kosovë.
Nga ana tjetër, Beogradi zyrtar, Vuçiç personalisht, u shprehën me konsiderata për Handke dhe Nobelin e tij, duke thënë se për ta ishte sikur atë ta kishte marrë një serb. Këtë, pasi shkrimtari kontravers austriak u ricilësua si një mik.
Dhe ironia është se në një tjetër rast, kur një serb është shpallur nobelist, Ivo Andriç, vepra për të cilin ai u kurorëzua qëlloi të qe vite më vonë frymëzim për masakra.
58 vjet më parë, më 1961-shin, Ivo Andriç mori Nobel për tingujt e “Marshit mbi Drinë”.
Suedezëve u pëlqeu shumë shumë melodia, dhe kënga u përhap me shpejtësinë e rrufesë në të gjithë botën. Në vitin 1966, grupi holandez “The Spotnicks” regjistroi marshin, duke u pasuar nga “The Shadoës” britanik e gjermani James Last në 1968-ën.
Por pak vite më parë, Kombet e Bashkuara kërkuan falje për lëshimin e “Marshit në Drina” gjatë një koncerti të mbajtur në 2013 për nder të kryesisë së Asamblesë së Përgjithshme të Serbisë.
“Kombet e Bashkaara janë të vetëdijshme që disa njerëz janë ofenduar nga kënga. Sekretari i Përgjithshëm nuk e dinte që ajo ishte përdorur gjatë sulmit në qytetet boshnjake përgjatë lumit Drin”, tha Martin Nesirsky, ndërsa Ki-Moon shprehu “një dëshirë të sinqertë që kënga ofendoi shumë njerëz”.
Gjenocidi, përdhunimi, vrasja dhe spastrimi etnik i popullatës jo-serbe në Srebrenicë dhe Zepa, si dhe në pjesë të tjera të Bosnje-Hercegovinës, u kryen nga nacionalistët serbë me marshin e Ivo Andriçit. Kjo poezi fashiste – shkruajnë mediat boshnjake – u përdor për të motivuar dhe nxitur urrejtje kundër popullatës jo serbe, duke çuar në vrasjen e mijëra boshnjakëve. /tesheshi.com/