Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Irfan Deari: emri për të cilin BDI votoi të urryerin Naunovski në krye të komisionit antidiskriminim

by te Sheshi
13/01/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Irfan Deari: emri për të cilin BDI votoi të urryerin Naunovski në krye të komisionit antidiskriminim

Nga Mensur Krasniqi

Vendosja e një figure nacionaliste dhe të urryer për shqiptarët e Maqedonisë në komisionin për antidiskriminim, nuk është një rastësi.

NAUN

Toni Naunovski, i sapozgjedhuri me votën e deputetëve të BDI-së, është i njohur për qëndrimet e tij fashiste ndaj shqiptarëve. Përzgjedhja e tij në këtë pozitë do të ishte absurde nëqoftëse nuk do të ekzistonte pazarllëku i kompensimit që di më së miri ta bëjë koalicioni qeverisës VMRO-BDI, pa menduar se po shesin idealet e tyre.

Parashtrojmë pyetjen: A është z. Irfan Deari kompromisi për Toni Naunovskin në komisionin antidiskriminim!? Kjo pyetje lind pas informacioneve që ka siguruar redaksia e tesheshi.com duke vërtetuar se në aspekt ligjor është e diskutueshme kandidatura e z. Irfan Dearit për anëtar në komisionin për mbrojtje nga diskriminimi.

Mjeku nga Tetova, ish-deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim edhe pse nuk ka arsim VII/1 ose 240 kredi EKTS nga fusha e të drejtave të njeriut ose shkencave shoqërore, ashtu siç e parasheh vet neni 1 pika 3 e Ligjit për pengim dhe mbrojtje nga diskriminimi (Gazeta Zyrtare nr. 44 e datës 05.03.2014) dhe vet konkursi për emërim në këtë komision (Konkursi i shpallur nga Parlamenti i RM-së, me Vendim nr. 08-5610/1 e datës 01.12.2015), ai i kalon të gjitha filtrat dhe emërohet për anëtar. Nga biografia e tij e parashtruar në parlament shifet qartë se ka kryer fakultetin e mjekësisë.

Pra, a mundet një mjek të jetë në një komision për të drejtat e njeriut?!

Me sa dimë shkencat mjekësore nuk janë shkenca të të drejtave të njeriut. E atëherë cili është mesazhi që përcillet me këtë rast. A mos është ky kompromisi për albanofobin Toni Naunovski!?

A nuk kishin shqiptarët profile nga shkencat shoqërore që të huazohet dikush nga ato natyrore ku jemi defiçitarë, ndërsa në shkencat shoqërore kemi kuadro më të shumta?

Kah po shkon kjo anije shkarëse e BDI-së? Dhe pa u marrë me moralin e z. Deari, që me kandidaturën e tij e ka nëpërkëmbur kaq ulët dinjitetin e shqiptarëve të Maqedonisë, ajo që duhet të thuhet është se sot çmimi i shqiptarëve të Maqedonisë si duket e ka emrin “irfandeari”.

Në vazhdim lidhur me këtë temë portali tesheshi.com ka marrë qëndrimin e Lëvizjes Besa, sociologut Ali Pajaziti, gazetarit dhe opinionistit Muhamed Zekiri, si dhe kryetaren e Komitetit të Helsinkit në Maqedoni(Komitet i lirive dhe të drejtave  të njeriut), Uranija Pirovska.

unnamed

Zeqirija Ibrahimi -Anëtar i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Besa

“Kur vështrohen kushtet e konkursit për anëtarë të komisionit për antidiskrimin dhe biografia e të zgjedhurit Irfan Deari, i cili është zgjedhur edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet e parapara për t’u zgjedhur anëtar i këtij komisioni, del se çmimi pse deputetët shqiptarë të BDI-së e kanë votuar me të dyja duart Toni Naunovskin është që Deari të bëhet me një angazhim më shumë. Pa u marrë me moralin e z. Deari, që me kandidaturën e tij e ka nëpërkëmbur kaq ulët dinjitetin e shqiptarëve të Maqedonisë, ajo që duhet të thuhet është se sot çmimi i shqiptarëve të Maqedonisë e ka emrin “irfandeari”. Irfan Deari sot është metaforë e çmimit se për sa e shesin kombin e tyre deputetët shqiptarë te BDI-së. Që ta kemi më të qartë, i bie të themi se çmimi “irfandear” është që shqiptarët ta durojmë një antishqiptar të përbetuar me nuanca fashiste vetëm sepse një “irfandear” sot, si shumë “irfandeara” dje e pardje, duhet të marrë një post më shumë dhe një rrogë më shumë”.

 unnamed (1)

Ali Pajaziti-Sociolog

“Emërimi i Dearit në Komisionin per mbrojtje nga diskriminimi është një shkelje e radhës nga BDI, pra shkelje e Ligjit per pengim dhe mbrojtje nga diskriminimi (Gazeta Zyrtare nr. 44 e dates 05.03.2014) që kërkon profil nga fusha e të drejtave të njeriut apo shkencat shoqërore. Personi në fjalë, Deari, vjen nga shkencat ekzakte dhe nuk e ka vokacionin e duhur për komisionin për mbrojtje nga diskriminimi. Me gjasë partneri qeveritar i mbyll sytë para këtij akti për një shërbim të partisë shqiptare në kalimin e jë figure kontroverse me pikëpamje shoveniste-raciste siç është Toni Naunovski, një “profesor” universitar me miopi intelektuale, me karakter të një mutanti, që kolumnat e veta i stolis me një ligjëratë ultra-albanofobe. Pyetja që shtrohet është se a nuk kanë shqiptarët profile nga shklencat shoqërore që të huazohet dikusj nga ato natyrore ku jemi deficitarë, ndërsa në shkencat shoqërore kemi kuadro më të shumta? Kah po shkon kjo anije shkarëse e BDI-së?”.

 unnamed (2)

Muhamed Zekiri- Gazetar dhe opinionist

“Nuk më besohet dhe nuk dua të besoj se BDI-ja në krye me Ali Ahmetin janë kaq të cekët të lejojnë një pazarrllëk të këtillë dhe për një arsye kaq banale të pranojnë të votojnë një Toni Naunovski për anëtarë të komisionit për mbrojtje nga diskriminimi. Asgjë nuk mund të arsyetoj votën PRO qe i dhanë deputët e BDI-së Naunovskit e aq më pak interesi i ngushtë i ndonjë klani brenda BDI-së që ti gjejë njëvend pune Irfan Dearit me profesion mjek. Nëse ish deputeti Irfan Deari ka vuajt për funksion dhe ai të ketë qenë shkaktar që të lejojë deputët e BDI-së të turpërohen para gjithë shqiptarëve ai duhet të vizitojë ndonjë kolegë të tij mjek të drejtimit të psikijatrisë për të kontrolluar a është mirë. Përndryshe për të detyruar deputetët të votojnë një albanofob si Naunovski unë jam i bindur se pas kësaj qëndron diçka shumë më e madhe, ndonjë pazar tjetër që kanë bërë Ali Ahmeti apo bashkëpunëtorët e tij me Gruevskin. Ne mund vetëm të supozojmë çfarë mund të fshihet pas këtij pazari por herët ose vonë e vërteta do të dal në shesh. Do të shprehem një gjuhën popullorçe : po të kishin pas një pikë yndur shqiptarie dhe njerëzie në vete këta deputet që votuan pro Naunovskit , nuk do ta kishin bërë këtë. Tash le ta mbajnë me shëndet TURPIN të cilin nuk do të mund ta fshijnë nga vetja asnjëri nga deputetët e BDI-së”.

unnamed (3) 

Uranija Pirovska- Kryetare e Komitetit të Helsinkit në Maqedoni(Komitet i lirive dhe të drejtave  të njeriut)

“Për Toni Naunovskin, tani anëtar i komisionit për “mbrojtje” nga diskriminimi, për fjalën e lirë, mund ta lexoni një artikull të tij kushtuar Milenko Nedelkovskit ku mbron lirinë e shpërndarjes së fjalorit urrejtës. Sensi i Naunovskit për të drejtat e njeriut është dukshëm i theksuar. E qartë është se cilat të drejta dhe interesa do të mbron në komision, që tani me të gjitha parametrat është gjithcka përvecse e pavarur dhe profesionale. Ky i njëjti duke dashur të dal në mbrojtje të Milenkos ka kritikuar dhe ka dalë kundër gati se gjithë ambasadorëve në Maqedoni”, ka shkruar Pirovska në facebook.  /tesheshi.com/

Related Posts

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës
Politikë

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
PD: Shkatërruesi i Tiranës për 11 vite me pallate, ka fytyrë të flasë për territorin

PD: Shkatërruesi i Tiranës për 11 vite me pallate, ka fytyrë të flasë për territorin

Efektet e magjishme që lëngu i limonit ka në organizmin tuaj

Efektet e magjishme që lëngu i limonit ka në organizmin tuaj

Ndërron jetë në mënyrë të mistershme kritiku i Putin

Ndërron jetë në mënyrë të mistershme kritiku i Putin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni