Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

INTERVISTË/ Bazhdari: Ja si do e fitoj Shkodrën

by te Sheshi
05/04/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
INTERVISTË/ Bazhdari: Ja si do e fitoj Shkodrën

Nga Eva Gjura

Kandidatja e mazhorancës për postin e Kryetares së Bashkisë në Shkodër, zonja Keti Bazhdari, gjatë një interviste për  ‘tesheshi.com’,  tregon emocionet e para që ka ndjerë kur është njohur me vendimin nga kryetari i PS, për të qenë ajo kandidatja kryesore e së majtës për qytetin e Shkodrës.  Zonja Bazhdari ndihet e vendosur në rrugën e saj dhe shprehet se nuk e tremb asgjë, pasi në garë ka hyrë për të fituar. Duke u ndalur tek Shkodra, ajo shprehet se në këtë qytet ka nevojë për shumë punë dhe ajo  është e gatshme të nisë rrugën për ndryshimin e imazhit të dëmtuar të këtij qyteti, pas fitores së qershorit duke i dhënë Shkodrës një pamje Europiane.

Ka ende kohe për të nisur zyrtarisht fushata elektorale, por emri juaj është i pari qe është artikuluar nga kryetari i Partisë Socialiste z. Rama si kandidate për kryetare bashkie. Cila ishte ndjesia juaj e parë kur mësuat se ju ishte besuar juve kjo peshë e rëndë?

Unë e prisja vendimin e Partisë Socialiste për kandidimin për Shkodrën. Ndjesia e parë ishte përgjegjësia. E kuptoj mire se çfarë peshe ka kjo fushatë dhe jam e ndërgjegjshme për rrugën që më pret. Por, krahas saj, pata edhe ndjesinë e besimit dhe entuziazmit se jam në rrugën e duhur.

Ju keni marrë mbështetjen e të gjitha forcave politike në Shkodër kam parasysh këtu edhe LSI, a ka diçka që e tremb Ketin në këtë fushatë?

Unë nuk kam hyrë në politikë për të vegjetuar. As për të marrë ndonjë vend në formën e emërimit. Kam hyrë për të konkurruar, për të garuar. Të them të drejtën nuk kam menduar ndonjëherë për gjërat që më trembin, sepse po të trembesha nuk do të kisha ecur përpara në këtë rrugë të vështirë.

Në këto zgjedhje PS-ja e Shkodrës është paksa e përçarë, çfarë do të bëjë zonja Bazhdari për të marrë të gjitha votat në këto zgjedhje?

Unë nuk do të marr të gjithë votat. Do t’i lë ndonjë edhe kundërshtarit. Natyrisht,jo votat e socialistëve.  Ata  janë për kandidaten e PS dhe të koalicionit. PS e Shkodrës nuk është e përçarë. Nëse ka qejfmbetje individësh besoj se do të kem forcë dhe argument për t’i bindur.

Në Shkodër ka edhe zgjedhës të dyzuar, çfarë do të bëni ju për të marrë edhe votat e atyre që janë ende të pa vendosur ?

“Zona e të pavendosurve” do të jetë fusha e fitores sime në këtë fushatë. Të pavendosurit janë individë apo familje të tëra që janë larg tifozllëqeve partiake. Unë kam filluar të kontaktoj me shumë të tillë, si përfaqësi, po edhe individë me influencë. Jam shumë e motivuar kur tjetri ma drejton pyetjen duke më parë në sy: Pse duhet të votoj për ty? Dhe ju flas terë pasion për menaxhimin e ardhshëm të qytetit. Një mësues i vjetër që rrjedh nga një familje me traditë në Shkodër, pasi më dëgjoi, tha : -Kam pësuar kaq zhgënjime, ty po të quaj shpresën e fundit për të bërë diçka të mirë në këtë qytet.  I thashë se nuk jam shpresa e fundit, sepse shpresa do të ekzistojë sa të jetë njerëzimi. Por më pëlqejnë ata  “të pavendosur” që kërkesat  i  shtrojnë në zhvillimin e qytetit dhe jo në planin personal. Të tillët janë një masë e shkëlqyer që me nxisin të ec përpara.

Tashmë duhet të keni nisur punën për përgatitjen e platformës suaj elektorale, mund të na thoni se cilat janë shtyllat kryesore ku do të bazohet kjo platforme dhe fushata juaj?

Platforma përfshin në të gjitha arteriet e Bashkisë së re, që nga Thethi në Velipojë, zhvillim ekonomik, infrastrukturor, kulturor, frymëmarrje më të madhe për arsimin, shëndetësinë e sportet, përmirësim, modernizim i shërbimeve të bashkisë. Është një projekt për një Shkodër evropiane, detajet dhe elemente të caktuara të  cilit do t’i shikoni hap pas hapi deri në javën e fundit të fushatës.

Cilat janë gjërat që mendoni se duhet të ndryshohen menjëherë në Shkodër, çfarë problemesh emergjente ka ky qytet?

Shkodra ka nevoje për gjithçka,problemet janë të shumta . Por mbi të gjitha duhet injektuar një bazë optimizmi që ka shteruar. /tesheshi.com/

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Next Post
PORTRET/ Egesta Lopçi, shkencëtarja me shami në Humanitas të Milanos

PORTRET/ Egesta Lopçi, shkencëtarja me shami në Humanitas të Milanos

Kreu i BIK, Naim Tërnava uron ipeshkvin Gjergji për Pashkë

Kreu i BIK, Naim Tërnava uron ipeshkvin Gjergji për Pashkë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për situatën në Jemen

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për situatën në Jemen

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni