Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

INISIATIVAT/ Patozi e Topalli: inatçorë apo vizionarë, sfidues të Bashës apo të Ramës?

by te Sheshi
04/11/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
INISIATIVAT/ Patozi e Topalli: inatçorë apo vizionarë, sfidues të Bashës apo të Ramës?

Një javë më parë, ish-numri dy i PD-së, Jozefina Topalli, vendosi rikthimin në politikën aktive, duke prezantuar forcën e saj “Bashkimi për Ndryshim”. Ç’prej një jave, ajo po prononcohet rregullisht në media, duke u promovuar si “alternativë e re”.

Por çfarë çalon te ajo, si dhe te Patozi, kolegu i saj, që po ashtu krijoi pak vite më parë një parti të tijën, Bindjen –  ku që të dy i bashkon në këto inisiativa, pa ndonjë diskutim, reaksioni ndaj Bashës që i “flaku tutje” me mospërfshirjen në listën e 2017-ës?

Te Topalli, testi i parë i rikthimit me “mendtë të tjera” në politikë, do ishte fjalimi prezantues i saj. Ai fjalim duhej të ishte një apologji për “t’u mbajtur mend”, ku ajo të mishëronte jo vetëm përvojën e gjatë politike, por dhe refleksionin e thellë, një vetëkritikë prekëse e një vizion joshës bazuar në tre të parat. Duhej të qe një fjalim që shpaloste një dimension kulturor, sa me politikën brenda, aq dhe me botëkuptime njerëzore e shoqërore. Duhej të qe një fjalim ku publiku të njihte një tjetër Jozefinë, një tjetër potencial politik të pashprehur më parë, ku distanca nga politika aktive në gati tre vjet, të kish rindërtuar te ajo një tjetër fokus, tjetër këndpamje, tjetër personalitet brenda vetes.

Për ta thjeshtuar, duhej të qe ndoshta një fjalim i përlotshëm, siç i Gerta Lokut, e futur tashmë në histori, ku, edhe në teatral në pastë qenë, mbrujtja prej saj e sinqeritetit, natyrshmërisë në të menduar dhe artikuluar, vizionit të llojit të Shqipërisë që donte, atje, mes dhive të saj, e bënë lehtësisht mbresëlënëse te publiku.

Topalli, edhe pse në një habitat tjetër kulturor më me avantazhe artikuluese se fermerja Loku, qe një dështim total në atë lloj prezantimi, me atë lloj fjalimi, ku nuk kishte asgjë për “t’u shënuar”.

Me fraza të stërdëgjuara, pa befasi mendimi, pa kreativitet, pa energji, nuk ishte e vështirë të dallohej një lloj përtacie po shkeleshkoje, ndoshta dhe paaftësie, për të prodhuar diçka trandëse. Në fakt, znj.Topalli kurrë s’ka qenë e tillë. Ligjërimi i saj ka qenë i ashpër, deri në vrazhdësi, por kurrë elegant, aq më pak fisnik, siç do i shkonte xhinsit të saj të djathtë. Ndaj dhe është e dënuar që publiku të mbajë mend prej saj vetëm “tërhekeni për zhelesh…”, thënë për Talulant Ballën, ahere kur bashkë me Berishën i bënin zborr opozitës së asaj kohe.

Nga kjo lexohet se e gjithë ajo për çfarë znj.Topalli rikthehet në politikën aktive, nuk është ndonjë vizion tjetërçka i saj, por është një yshtje inatçore që ka në shënjestër Bashën. Eshtë njerëzore, edhe e pranueshme politikisht që ta ketë dhe këtë, por duket sikur ka vetëm këtë.

Që me prezantimin e ditët pasuese, i gjithë ligjërimi i saj është një llokoçitje në pellgun trekëndor Basha-Rama-Meta, ku veçon i pari, pa mundur të kalërojë mbi ta, duke mos ndërtuar kauzë me ta. Sepse, Jozefina gëzon një status si ata, ai aktore e rregullt politike me rol 8-vjeçar në vendimmarrje. Ndaj, ajo që do e dallonte do qe vizioni, ai që mbruhet me refleksion të brendshëm, dhe mbi pendesën për çka u bë keq kur asaj iu dha rasti, nëpërmjet pushtetit, që të bëhej mirë. Në këtë pikë, po të ketë kurajo të merret me Berishën e jo me Bashën. Por jo, atë s’guxon ta prekë. E kjo e bën, jo të jetë false, por të shkojë drejt një dështimi të sigurt në inisiativën e saj të re.

Po Patozi?

Edhe Patozi vuan nga i njëjti sindrom. Nis e mbarron te Basha i gjithë kuadri i tij i mendimit politik. Ku e ku më i artikuluar se znj.Topalli, ligjërimi i tij nis e mbarron me shpotitje politike, pa asnjë rol në krijimin e një fizionomie bindëse apo e një vizioni tërheqës. Plus kësaj, të dy të ndarë, të dy me fokus Bashën në përvuajtjen e tyre politike, i zhvlerësojnë kauzat e tyre në syrin dhe vetëdijen politike të publikut. Nga ana tjetër, Patozi është parë, por pritet të shihet dhe znj.Topalli, se kush do iu bashkangjitet në rrugëtimin e tyre politik prej emrave të elitës shoqërore. Patozi është vetën Patozi. Po ashtu dhe Topalli në një javë, është vetëm Topalli.

E në fund, po, ata mund të sfidojnë Bashën, ta nxjerrin inatin me të, ku, duke i rrëmbyer vota – se ku tjetër veç hambarit të opozitës mund të marrin sosh – ta degradojnë politikisht. Kjo është ana inatçore e çështjes. Por që ta sfidojnë Ramën, me vizion, me talent politik, i cili nis që nga cilësia ligjëruese e forca imponuese, e përfundon te aftësia organizative vitaliteti produktiv, vështirë se ndodh.

Çudi, se kanë aq përvojë politike sa për të mos e gënjyer veten! /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë
Politikë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana
Politikë

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza
Kryesore

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Next Post
Kisha Serbe në ankth: pas Amfilohijes së shuar, infektohet dhe Irinej

Kisha Serbe në ankth: pas Amfilohijes së shuar, infektohet dhe Irinej

PRESIDENCIALET/ Distancime republikane nga Trump, Fox News shkakton tërmet në Shtëpinë e Bardhë

PRESIDENCIALET/ Distancime republikane nga Trump, Fox News shkakton tërmet në Shtëpinë e Bardhë

Numërimi i votave në SHBA, fitorja kërkohet në këto vende: Biden, më pranë Shtëpisë së Bardhë

Numërimi i votave në SHBA, fitorja kërkohet në këto vende: Biden, më pranë Shtëpisë së Bardhë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni