Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Dr. Silva Bino, than ë takimin e Komitetit Teknik se pika e pozitivitetit në vend ka arritur nën 5%, më e ulëta që ka pasur Shqipëria që nga fillimi i pandemisë.
“Çfarë është e rëndësishme, kemi arritur një pikë të pozitivitetit nën 5%, që është element i rëndësishëm në këtë moment. Gjatë gjithë kohës së pandemisë, s’kemi pasur pozitivitet kaq të ulët, lidhur kjo dhe me testimet aktuale.
Kështu që ky është një element që flet për ulje të qarkullimit në vend. Fakti tjetër i rëndësishëm është incidenca ulja e vdekjeve, ulja e numrit të vdekjeve.
Jemi duke matur se çfarë impakti ka vaksinimi në të gjitha grupmoshat”, tha znj Bino. /tesheshi.com/