Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha se pas 102 ditësh, katër raste të reja të infeksionit koronavirus janë regjistruar në Auckland, dhe burimi i infeksionit nuk dihet.
Ajo theksoi e niveli i tretë i paralajmërimit do të prezantohet në Auckland nga e mërkura deri të pemten, që do të thotë se njerëzit do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa kafenetë dhe shumë dyqane të tjera do të mbyllen.
“Këto tre ditë do të na japin kohë për të vlerësuar situatën, për të mbledhur informacion, që të gjurmojmë kontaktet, kështu që të mund të mësojmë më shumë se si ndodhi ky infeksion dhe të marrim vendime se si të reagojmë”, u tha ajo gazetarëve.
Ajo shtoi se të gjithë shpresuan që të mos ketë raste të reja, por që të gjitha shërbimet ishin të gatshme për t’iu përgjigjur.
Udhëtimi për në Auckland do të lejohet vetëm për banorët atje.
Niveli i paralajmërimit
Niveli i paralajmërimeve që do të ngrihet aty do të thotë ndalim i mbledhjes së më shumë se 100 personave me distancim të detyrueshëm shoqëror.
Personi i parë në të cilin u konstatua infeksioni nuk udhëtoi jashtë vendit. Gjashtë anëtarë të tjerë të familjes së këtij personi u testuan, dhe tre rezultate ishin pozitive.
Rastet shfaqen pak më pak se gjashtë javë para zgjedhjeve në atë vend. /tesheshi.com/