Eshtë rikthyer parrulla “e vrau qeveria”, e përdorur nga turmat protestuese në 97-ën në Vlorë, në rastin e vrasjes së Artur Rustemit, mbetur enigmë dhe sot e kësaj dite, gjë e cila pasoi sulmin mbi godinën e SHIK-ut, duke lënë të masakruar dy efektivë të pafajshëm të kësaj strukture.
E tillë është trajtuar vdekja nga infarkti e një naftëtari të Ballshit nga ish-deputeti demokrat i Fierit Luan Baçi.
“Sapo mësova për një lajm të trishtë.
Ndahet nga jeta një nga protestuesit e rafinerisë, naftëtari Artan Voshtina, banues në Fier.
Pasi u kthye nga protesta, i trishtuar, i mërzitur, i stresuar, zemra e tij nuk duroi më.
Ky shtet, kjo qeveri e korruptuar, këta banditë dhe hajdutë, kontribuan shumë fortë për fatin e tij të trishtë”, shkruan Baçi.
Kujtojmë se pak ditë më parë, ngjashmërisht do ndërronte jetë kreybashkiaku i Rrogozhinës Haxhi Luan Memolla,jo pas ndonjë proteste, por në pushimin e ndeshjes mes Korabit dhe Egnatias, teksa po gjerbte një kafe. /tesheshi.com/