Të paktën katër ushtarë amerikanë u plagosën në një përplasje midis automjeteve ushtarake ruse dhe amerikane që ndodhën në lindje të Sirisë.
Duke cituar deklaratat e zyrtarëve amerikanë, CNN raporton se një automjet nga një kolonë ushtarake ruse “qëllimisht” goditi një automjet ushtarak amerikan dje.
Zyrtarë amerikanë pa emër pretendojnë se helikopteri ushtarak rus bëri një fluturim të ulët mbi vendin e përplasjes dhe se është një taktikë klasike për shpërndarjen e ushtarëve.
CNN pretendon se ushtria amerikane është në dijeni të të gjitha detajeve të aksidentit, por që zyrtarisht Pentagoni nuk ka komentuar ende mbi incidentin.
E njëjta deklaratë pretendon më tej se asnjë nga katër ushtarët e plagosur amerikanë nuk ishte në rrezik për jetën, por se ky ishte incidenti i parë ruso-amerikan në Siri në të cilin u goditë ushtarët amerikanë. /tesheshi.com/
A Russian helicopter tried to disperse US forces in another scramble in Syria. Possible on August 24. pic.twitter.com/UsF7hQwGyQ
— Ruslan Trad (@ruslantrad) August 26, 2020