Mediat e Beogradit kanë bërë përgjegjës për sulmin në Maqedoni një ishKomandant të Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Sipas tyre, personat që dhunuan stacionin policor në Goshnicë, në kufi me Kosovës, janë organizuar nga ishkomandanti i UÇKsë, Flamuri. Nga ana tjetër, komandant Flamuri ka theksuar se ky është një diskriminim ndaj shqiptarëve në Maqedoni, që sipas tij është i adurueshëm. “Thirrje oficerëve t’ i bashkohen kryengritjes. Sulmi ishte një fitore e parë e UÇK, që i jep forcë për të tjera. Kërkojmë rizgjimin e UÇKsë”, tha komandant Flamuri. 40 persona sulmuan ditën e djeshme stacionin policor në Goshnicë, kufi me Kosovën. Mediat maqedonase bënë me dije se, personat që kryen sulmin deklaruan se ishin të UCKsë. Policët maqedonas që u sulmuan deklaruan se personat ishin të mirëarmatosur dhe flisnin shqip. “Do t’ju ekzekutojmë të gjithëve. Duam shtetin tonë”, mësohet të kenë thënë sulmuesit. Pak orë më pas në reagimin e saj, MPBja e Maqedonisë akuzoi Kosovën për sulmin, duke thënë se, sulmuesit mbanin emblema të UCKsë.